Festa e Kurban Bajramit ka si obligim edhe therrjën e Kurbanit për ata përsona apo familje të cilat i kanë mundësitë, apo nuk e rrezikojnë buxhetin familjar me therrjën e Kurbanit, shkruan Portali.info.

Kafshët që lejohen për Kurban janë:

DEVJA (5 vjet), LOPA (2 vjet), DELJA- DHIA ( 1 Vjet)

Delja e shëndoshë lejohet mbi 6 muaj. Këtu bën pjes edhe Buallica dhe lejohen të dy gjinitëe tyre.

Për kafshët e mëdha ( deve dhe lopë ) lejohet që të marrin pjesë deri në 7 persona. Të gjithë për Kurban.

Kurse të voglat vetëm një person, por kryefamiljari mund të bëjë nijet për gjithë familjen e tij.

Muhamedi a.s. ka thënë në therrje të Kurbanit: O Zot pranoje prej Muhamedit dhe familjes së Tij dhe prej gjith besimtarëve. 

Kafshët me të meta para blerjes nuk lejohet që të therren për Kurban, e nëse shfaqet pas blerjes atëherë lejohet.

Kurbani duhet të bëhet nijet para se të theret dhe të dihet se në emër të kujt po therret. /PORTALI.info/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here