Rexhep Elmazi ishte poet i mendimit të thellë. Si disidenti më i madh i kohës për regjimin, ai u vra para 43 vjetësh (25.05.1978), në rrethana enigmatike, ndërsa vrasja e dytë iu bë me djegien e dorëshkrimeve, shkruan Mediafokus.info
Megjithatë, për aq pak kohë sa jetoi, Rexhep Elmazi u bë model për poetët tjerë të kohës.
Liria ishte dashuria më e madhe e Rexhep Elmazit, poetin tragjik, krijuesin e ngritur mbi kohën kur jetoi e krijoi.
Rexhep Elmazi vlerësohet nga kritika si një ndër poetët më emblematik të Gjilanit.
Poezia e Elmazit i jep mundësi lexuesit dhe kritikës që të krijojë një ide të plotë e të qartë për individualitetin e tij krijues e njerëzor.
Elmazi ishte njëri nga poetët më të talentuar të gjeneratës së vet.
Rexha ishte i tëri poet, i tëri njeri, por nuk u lejua që atë talent të rrallë ta zhvillonte më thellë e ta shfaqte më gjatë.
Poezia e tij është një artikulim i veçantë dhe me shumë dimensione. Në kohën kur është shkruar, ajo ka qenë një zë i fuqishëm dhe shumë domethënës.
Ky refleksion i shkurtër, është një dedikim i redaksisë së portalit mediafokus për poetin Rexhep Elmazi.