Një metodë e zhvilluar në vitet 1980 për të forcuar diafragmën dhe muskujt e sistemit të frymëmarrjes për pacientët me infeksione në rrugët respiratore, duket se ka përfitime të shumta në rregullimin e presionit të gjakut.

Të dhënat e reja të hulumtimit të botuara në “Journal of the American Heart Association” dëshmojnë se vetëm pesë minuta trajnim intensiv të muskujve të frymëmarrjes (High-Resistance Inspiratory Muscle Strength Training,IMST) ndihmojnë në trajtimin e sëmundjeve kardiovaskulare popullatën e moshuar.

Si bëhet saktësisht kjo metodë?

Pacienti merr frymë intensivisht përmes një pajisje portative, e cila ushtron presion.

Kjo praktikë është gjithashtu e përshtatshme për gratë në periudhën pas menopauzës, pasi studim i ri konfirmon se ky ushtrim i frymëmarrjes me rezistencë të lartë përmirëson funksionin e enëve të gjakut, në mënyrë më efektive sesa ushtrimet aerobike, raporton oranews.

Sidoqoftë, studiuesit theksojnë se ky ushtrim nuk duhet të zëvendësojë ushtrimet fizike, por mund të ndihmojë njerëzit që nuk kanë akses në palestra ose për arsye shëndetësore nuk mund të bëjnë ushtrime aerobike.

Edhe pse metoda konsiderohet e sigurt, ekspertët rekomandojnë pacientët të konsultohen me një mjek paraprakisht.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here