Fjala “inshallah”, e cila përdoret shumë shpesh në jetën e përditshme nga myslimanët, ka hyrë në fjalorin e gjuhës gjermane, raporton Anadolu Agency (AA).
Në faqen e fjalorit më të rëndësishëm të Gjermanisë, Duden, njëherësh udhëzues drejtshkrimor, fjala “inshallah” është shtuar si “inschallah”.
Përkufizimi i fjalës është dhënë si “Në dashtë Allahu”.
Po ashtu, në përshkrim thuhet se fjala ka origjinë nga arabishtja dhe përdoret shumë shpesh ndër myslimanë.
Ende nuk është njoftuar nëse fjala “inshallah” do të përfshihet në fjalorin e radhës të shtypur nga Duden.