Avni Rustemi, i njohur si ekzekutuesi publik i Esad Pashë Toptanit do të rrihej brutalisht nga policët francezë pas krimit të kryer.

Më poshtë gjendet një fotografi të tij, ku duket i shpërfytyruar në fytyrë.

Ishte ora 13.00. e 13 qershorit kur Esad Pashë Toptani doli nga hotel “Continental” në Paris.

Atë ditë mbushte 57 vjeç dhe kishte vendosur që datëlindjen ta festonte në “L’Escargot d’Or”, një nga lokalet më luksoze të Parisit në shoqërinë e dy personave: të së dashurës franceze, 22-vjeçares Eliz Dyfur, me të cilën bashkëjetonte prej dy vitesh dhe të të nipit, Xhemil Bej Vlorës, që ndodhej në Paris.

Porositi te recepsionisti një makinë, e cila u parkua përpara hotelit; teksa Xhemili dhe Eliz u futën në makinë, Esadi po ecte disa metra prapa tyre.

Në këtë moment, krejt paparitur, studenti Avni Rustemi iu afrua Esadit nga prapa dhe, pa i thënë asnjë fjalë, e qëlloi me pistoletë dy herë. Herën e parë plumbi e kapi në pjesën ku qafa bashkohet me kurrizin, e ndërsa Esadi po rrëzohej, e qëlloi sërish përpara në anën e zemrës.

Esad Toptani vdiq në vend, kurse veprimi tjetër i atentatorit ishte hedhja e pistoletës mbi trupin e viktimës. Avni Rustemi nuk bëri ndonjë përpjekje për t’u larguar nga vendi i krimit.

Kjo u dha mundësi dy rojeve të sigurisë së hotelit dhe disa kalimtarëve të rastit ta kapnin duke ushtruar dhunë. Mbërritja e një polici që kaloi aty rastësisht u shoqërua me shtrëngimin e prangave në kyçet e duarve të tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here