Ato janë pa diskutim një dhuratë e natyrës. Flasim për Lulet e Manjolës (Magnolia), sepse femra me këtë emër janë dhuratë çdo ditë të vitit.
Pemët hijerënda të Manjolës zbukurojnë kopshtet me ngjyrat dhe aromat e ëmbla dhe Manjola është ndër lulet më të vjetra në botë.
Lulja e bukur është simbol i besnikërisë dhe mbart harmoni për atë që e merr dhuratë.
Në Shqipëri, kryesisht gjendet si shkurret i lartë dekorativ dhe ka qenë një nga lulet më të përhapura sidomos para viteve ’90.
Përveç kësaj, lulja e Manjolës ka një sërë vlerash shëndetësore ka gjetur përdorim të gjerë në mbarë botën.
AgroWeb.org ju fton të njihni nga afër magjinë e kësaj luleje.