6.1 C
Pristina
Friday, July 30, 2021
Home KËSHILLA A dobësohesh duke pirë ujë përpara gjumit?

A dobësohesh duke pirë ujë përpara gjumit?

Uji luan një rol thelbësor për shëndetin. Roli i tij shkon përtej shuarjes së etjes, pasi rreth 60% e peshës trupore të njeriut përbëhet nga uji. Veçse ndihmon në rregullimin e temperaturës së trupit, lubrifikon gjymtyrët dhe përmirëson tretjen, uji luan një rol te rëndësishëm edhe në mbajtjen nën kontroll të oreksit dhe në rënien nga pesha. Megjithatë, kjo veti mund të jetë më e fuqishme në varësi të kohës së pirjes.

Uji mbush stomakun dhe rrjedhimisht frenon oreksin duke ju ndihmuar të mbani nën kontroll konsumin e kalorive.
Një studim Australian konfirmoi se njerëzit që pijnë të paktën dy gota ujë përpara vaktit, humbasin më shumë në peshë se të tjerët.

Uji duhet pirë gjatë gjithë ditës dhe jo vetëm për rënien në peshë. Nëse vëreni që keni neps për të ëmbla apo ushqime jo të shëndetshme përpara gjumit, pirja e një gote me ujë mund t’ju ndihmojë t’i kontrolloni këto dëshira.
Nga ana tjetër, pirja e ujit përpara gjumit mund të rrisë nevojën për urinim dhe të ndërpresë gjumin gjatë natës.
Prishja e cilësisë së gjumit ka ndikim negativ në shëndet, madje nxit shtimin në peshë.
Ndaj, ujin është më mirë ta pini rregullisht gjatë ditës, dhe më pak përpara gjumit. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Dosja/ Musine Kokalari! Gruaja e 88 dosjeve, që i rezistoi 20 viteve burgim

Në arkivin e Shtetit ruhen 88 dosje për gruan e fortë që i rezistoi 20 viteve burgim dhe internimit të dhimbshëm në...

Gjëja më e keqe është të qëndrosh me persona që të bëjnë të ndihesh vetëm!

“Gjithmonë kam menduar se gjëja më e keqe në jetë është vetmia. Nuk është! Gjëja më e keqe është të qëndrosh me...

Sipas një studimi pushimet ndikojnë në mirëqenien tonë

Në fakt, studimet shkencore tregojnë se pushimi nga rutina e përditshme është thelbësor për një shëndet të mirë fizik dhe emocional.

Ja se çfarë përmban dokumenti i firmosur nga Ali Pashë Gucia dhe Hodo Bej Sokoli në Shkodër mbi Reformat e kërkuara nga shqiptarët te...

Nga Aurenc Bebja, Francë – 12 Maj 2020 “L’Univers” ka botuar, të dielën e 23 majit 1880, në faqen n°3, një...

Recent Comments