Nga Enkel Muço

Herkuli lufton me Nereos, djalin e Poseidonit, ku në té shfaqen Nereidët duke vallëzuar dorê pêr dore,
brenda kupës, pikturuar në shekullin VI para erës sonë. Amfora shfaq një burrë me bisht peshku, Nereos që lufton me Herkulin i veshur me lëkurë Luanit.

Takimi i tyre, nuk është në versionet e shkruara të miteve të Herkulit. Kjo shfaqje prej qeramike, bazohet në një përshkrim me ngjyre té zezë të Herkulit dhe Nereos në Atike, dhe njé gjetje tjetêr qé ndodhet në Muzeun Kombëtar Tarquinia, Toskané, Italy. Kjo ështé një temë shumé e popullarizuar nga piktorët e vazove atike në shekullin e 6-të para erés sonê.

Kush êshtê Nereos, mitologji?

Nereos është një hyjni detare; ai është gjysmë njeri dhe gjysmë Peshk ose Delfin. Poseidoni dhe Amfitriti janë prindërit e tij. Ashtu si babai Poseidon, Nereos përdor një Bri, me të cilën ai mund të ngrejë ose qetësojë njerëzit dhe valët e Detit. Në betejën midis Perëndive dhe Gjigantëve, ai përdori borinë me guaskë për të trembur Gjigandët. Ai gjithashtu trembi silenët dhe satyrët, duke luftuar në anën e Perëndive, të cilët bënë një zhurmë të tmerrshme, e cila gjithashtu i tmerroi Gjigandët.

Nereos shfaqet në mite të ndryshme Pellazge, të tilla si historia rreth kërkimit të Marinarêve, dhe historia epike e Vergilit për Enean, dhe pêr pasojat e tij ndërsa udhëtonin nga qyteti i djegur i Trojës në shtëpinë e tyre të re në Itali – Eneida : Historia e Marinarêve përmend se Nereos, jeton në brigjet e Libisë. Në Eneidë, Misenus e godet duke e provokuar Nereos, të cilën Perëndia e detit e zgjidhi duke dërguar një valë të shkumëzuar për t’i mbytur ata. Nereos është i lidhur me Perëndeshën Athina si ajo që e rriti atê, dhe gjithashtu babai i shoqes së saj Pellas.

Mitet e Nereusit

Mitet e shkruara tregojnë Herkulin që lufton me një Perëndi të Detit metamorfozues të quajtur “Plaku i Detit”. Skenat tê tilla kemi shumê, si kjo shfaqje e Herkulit duke luftuar me Nereos. Një shënim për ata që studiojnë më tej: Gjuha “greke” për emrin “Plaku i Detit” ështê “Halios Geron”= Halios/Palios, ku fjala Halios me nderrimin e gêrmês sê parê H nê P, fjala bên; Palios, qé né greqisht do tê thotê, i vjetër, i moçem, ndersa Geron/geros né greqisht= Plak né shqip, pra “Halios Geron” na paraqitet si greqishte e vjetêr. Por gjuha moderrne greke nê kêtê rast ka modifikuar fjalën e lashtê “Halios Geron” nê
“Palios Geros”, qê né greqishten moderrne do tê thotê, Plak i vjetêr. Pra kêta gjuhëtarê, siç e thamê mê lart, kanê ndêrruar gêrmên H në P tek fjala Halios, dhe tek fjala Geron, gêrmên N , e kanê ndryshuar nê S, pra fjala Geros=Plak né shqip.

Atëherê pêrderisa gjuhêtarét “grekê”, nuk na japin asnjê shêmbull etimologjik pêr fjalêt
“Halios Geron”=Plak i Vjetêr ; gjuha shqipe tregon mjaft qarte, se si ajo ka ruajtur rrênjêt e saj tê fjalêve tê lashta, dhe pêr këtê arsye, po e shpjegoj mjaft shkurt, sepse vete fjala, nuk tê le shteg tjetêr nê këtê rast:
Halios= Halli os; Hall oshtê; Hall ështê:
Geron=Që rron; Gjë rron; Gjëja rron:

Pra, Halli ështê-Qê rron; Halli os-Gjê rron, pra njeriu i vjetêr rron me hallin= me hallet e pleqêrisê, rron Plaku i vjetêr. Meqénse greqishtja nuk na tregon asgje pêr fjalên Plak i Vjetêr, por gjuhêtarêt “grekê”,mjaftohen me faktin, se ështê shkruar nê “greqishten e vjetër”, kjo gjê na tregon edhe njêherë, se “greqishtja e vjetêr”, nuk êshtê asgjê tjetêr pêrveçse Yllirishte, qé gjuha shqipe sot e ka nê pêrdorim dhe e ruan prej 2600 vjetêsh fjalën si pronare e vetme e saj.

Në Yliadë, Plaku i Detit është babai i Nereidëve/Njerêzve. Edhe pse nuk kishte emër, ai do të thirrej, Nereos/Njeri os. Në Odisea, Plaku i Detit, i referohet Nereos, Proteos dhe Phorkys. Hesiodi e identifikon Plakun e Detit vetëm me Nereus=Njeriun..!!!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here