Zinxhirët në shumicën e rrobave apo aksesorëve mbajnë inicialet YKK. Domethënia e këtyre tre shkronjave është zbuluar dhe i referohet kompanisë japoneze që bën zinxhirë.

TOKIO- Nëse shikojmë në zinxhirët e rrobave apo aksesorëve ka një shans të madh që ato të mbajnë inicialet YKK. Shumë prej nesh kanë menduar se çfarë qëndron mbas këtyre tre shkronjave. Mediat e huaja shkruajnë se pas tre shkronjave fshihet emri i kompanisë japoneze që i prodhon zinxhirët.

Inicialet YKK i referohen Yoshida Kōgyō Kabushikigaisha, një emër që përkthehet në “Kompania e Aksioneve të Prodhimit, Yoshida”.

Tadao Yoshida u përqëndrua në krijimin e një mjeti thelbësor që përdoret për të fiksuar rrobat, aksesorët dhe produktet e tjera në të gjithë botën. Kompania u themelua në Tokio, në 1934, ndërsa sot operon në 71 vende ndërkombëtarisht.

Kompania ka një reputacion për prodhimin e zinxhirëve të fortë dhe të besueshëm në ngjyra dhe madhësi të ndryshme. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here