Metani është gaz me erë që lirohet nga mikrobet në Tokë, dhe pikërisht kjo ka intriguar shkencëtarët për procesin gjeologjik lidhur me gjetjet që kanë bërë në Mars kohët e fundit.

Një instrument i lidhur për robotin e NASA-s, Curiosity, i quajtur TLS ka zbuluar metan në Mars, por gjurmët e tij janë të pasigurta.

Pas këtij zbulimi agjencia ndërkombëtare e gjithësisë filloi një studim për të kuptuar se përse ky gaz po zhduket.

Roboti Curiosity vazhdimisht ka gjetur gjurmë të këtij gazi që lidhen me jetën mbi sipërfaqen e kraterit Gale, dhe në këtë drejtim, edhe agjencia evropiane e gjithësisë me programin e saj ExoMars, po vazhdon me studime të mëtejme në këtë planet.

Instrumenti i NASA-s, TLS dhe roboti Curiosity kanë pasur luhatje në leximin e metanit. Ky robot ka gjetur metan në sasi shumë të vogël.

Shkencëtarët nuk e përjashtojnë mundësinë se metani mund të krijohet nga shtypja e gurëve në sipërfaqen e Marsit. E drita e ditës ndikon që ky gaz të zhduket në atmosferë. NASA për këtë ka thënë se nxehtësia e diellit bën që atmosfera atje të dyndet, pasi që ajri i nxehtë ngritet e i ftohti të humbet. Sipas tij, ndryshimi në atmosferën e planetit po ndodh në tërë Marsin.

Kjo bën që shkencëtarët të vazhdojnë më tutje me studime. Misteri në tërë ketë është po ashtu se nga vjen gazi, andaj shkencëtarët janë duke vazhduar me studime të mëtejme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here