Përfitimet kryesore shëndetësore të konsumimit të qumështit përfshijnë forcimin e eshtrave dhe dhëmbëve. Sidoqoftë, ai është i rëndësishëm për fëmijët kur ata fillojnë të rriten.
Të rriturit nuk kanë domosdoshmërish nevojë për qumësht për të mbajtur një jetë të shëndetshme, veçanërisht nëse e zëvendësojnë atë me ushqime të tjera që përmbajnë lëndë ushqyese thelbësore. “Bright Side” ka zbuluar se çfarë mund t’i ndodhë trupit tuaj nëse ndaloni së konsumuari qumësht gjatë jetës së përditshme.
Ju mund të ndaloni dhimbjen e kokës
Produktet e qumështit mund të jenë shkaktarë të migrenës. Pra, nëse nuk jeni të stresuar, flini mirë dhe keni kufizuar konsumin e kafesë, por përsëri keni dhimbje koke, qumështi mund të jetë përgjigjja.
Mund të bëheni më të qëndrueshëm emocionalisht
Ka shumë hormone tek produktet e qumështit që mund të bien ndesh me tuajat. Kur përzihen këto hormone, kjo çon në ndryshime të humorit. Pra, nëse konsumoni më qumësht apo produktet e tij, nuk do të ekspozoheni ndaj këtyre hormoneve shtesë dhe ndoshta mund të bëheni më të qëndrueshëm emocionalisht.
Rezulton se 65% e të rriturve kanë një aftësi të reduktuar për të tretur laktozën. Kjo do të thotë që konsumimi i qumështit çon në fryrje të stomakut, gazra dhe diarre. Nëse e përjetoni shpesh, ju mund të jeni një nga këta njerëz intolerantë ndaj laktozës. Flisni me një profesionist shëndetësor për të kuptuar dietën tuaj të re. Kur rregulloni dietën në përputhje me rrethanat, ju mund të ndjeheni më mirë dhe më të shëndetshëm.
Lëkura juaj mund të pastrohet
Njerëzit që janë të ndjeshëm ndaj qumështit, por që ende e konsumojnë atë, ka të ngjarë të kenë puçrra. Rezulton se produktet e qumështit përmbajnë hormone të ndryshme që stimulojnë zhvillimin e akneve. Pra, nëse e keni këtë problem, përpiquni të rregulloni dietën tuaj dhe të eliminoni qumështin.
Mund të humbni lëndët ushqyese thelbësore
Pavarësisht këtyre, qumështi është i pasur me kalcium, proteina dhe vitamina D dhe B12. Edhe pse këto janë më të rëndësishmet gjatë fëmijërisë dhe adoleshencës, ju gjithsesi duhet të siguroheni që po i merrni këto lëndë ushqyese. Nëse jo, mund të sëmureni më lehtë. Pra, nëse vendosni të eliminoni qumështin, përpiquni ta zëvendësoni me produkte të tjera që janë të pasura me këto përbërës si sardelet, salmoni dhe qumësht me bazë bimore.