Paraardhës të mjekësisë në qytetin e Durrësit:

a) nga lashtësia: Filonid DYRRAKINI ( DURRSAKU) i njohur për 45 vepra të lëna këtu e 22 shekuj të shkuar, nxënës i kryemjeshtrit famëmadh Asklepiad të Prusës. KROTUS, mjekues skllav i çliruar në shekullin I, FILOLOGUS – mjekues i sëmundjeve të syve.

b) nga mesjeta: KALIKLINI, kryemjek, që mjekoi në Dyrrah perandorin bizantin Aleks Komnenin; KRISTOFORI, mjek i thirur për të mjekuar në Dyrrah në vitin 1388 princin arbër Karl Topia.

c) nga shpallja e Pavarësisë: Dr. Neki LIBOHOVA (1861-1985), mjek i bashkisë deri në Luften e Parë Botërore; Dr. Jakov HOBDARI (1865-1956), mjek i bashkisë deri në Kongresin e Lushnjës; mjekët Ryzhdi Pobrati, Zihni Starja, Etehem Bakalli, Fahri Rashidi-Gorani shërbyen gjatë qeverisjes së Princ Vidit; Omer NISHANI (1887-1954) gjatë vitit 1922.

d) gjatë mbretërisë: Dr Telemak MARGARITI (1880-1932), mjeku i parë durrsak, i dalluar për profesionalizëm dhe me besueshmëri në të gjithë krahinën; Dr. Ismail TARTARI (1988-1968), mjeku i dytë durrsak, bashkëpunëtor gjatë vitit 1928 i Dr. Telemakut, specialisti radiolog i pare në vendin tonë, që hapi kabinetin e radiodiagnostikës në spitalin e Tiranës.

Gjatë viteve 30 praktikuan privatisht 4 mjekë të shkollës së Athinës: Dr. Aleks BUDA (1983-1952)’ Dr. Dhimiter PRAPOPULLI; Dr. Dhimiter VOKOPOLA (1897-1983), neuropsikiatër me shërbimin më të gjatë në Durrës, Dr. Eleni ANDRUCI (gjyshja e violinistit të famshëm durrsak Olen Çezari – Th.M.) punoi si patologe dhe pediatre; Dr. Gino ZUCCHI, shtetas italian praktikoi kirurgjinë e vogël.

d) gjatë pushtimit italian (1939-1943), edhe Dr. Enver ZAZANI (1910-1947); Dr. Asllan MERLIKA, pediatër, si dhe mjekët italianë të spitalit ushtarak, Dr. Luciano MOTRONE dhe arbereshi Dr Tommaso PLESCIA.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here