Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka bërë publik së fundmi një dokument i cili flet për një aspekt të panjohur të figurës shumëplanëshe të arbëreshit Terenc Toçi. Bëhet fjalë për një marrëdhënie ekonomike me kompaninë e të pijeve në botë Coca-Cola-n.

Nga dokumenti i mëposhtëm i vitit 1931, i hartuar në formën e një kontrate mes përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë, amerikanët emëronin Terenc Toçin, me origjinë arbëreshe dhe me detyrë Ministër i Ekonomisë në Shqipërinë e asaj periudhe, si përfaqësuesin e Coca-Cola-s për vendin tonë.

Dokumenti i bërë publik së fundmi gjendet në Fondin Arkivor nr. 77, viti 1931, Fashikulli nr. 345, Fleta nr.1./

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here