Kur trupi juaj ka mungesë vitaminash, ai mund ta shfaqë atë me shenja mjaft të çuditshme. Kur ke mungesa të tilla, mund të mos jeni të sëmurë, por mund të ndiheni të plogësht, nervozë dhe jofunksionalë, pasi vitaminat janë faktorë në të gjitha reaksionet biokimike në trup. Ja pesë shenja që tregojnë se keni mungesë të vitaminave:

Infeksionet

Vitamina A: Shenja më e shpeshtë e mungesës së vitaminës A është mosrezistenca në infeksionet më të dobëta, sepse kjo vitaminë është e nevojshme për prodhimin e sipërfaqeve mbrojtëse, të cilat parandalojnë bakteret të hyjnë në sistemin respirator dhe në zorrë. Një karotë në ditë ose vakte të herëpashershme me mëlçi duhet të jenë të mjaftueshme. Femrat shtatzënë nuk duhet të hanë mëlçi, pasi teprimi me vitaminë A mund t’i bëjë dëm fetusit.

Nervozizmi

Nëse herë pas here je nervoze, kjo është me siguri mungesë vitamine dhe sidomos mungesë e hekurit. Sasia e rekomanduar ditore e hekurit është 8.7 mg për meshkujt dhe 14.8 mg për femrat. Lëkura e zbehtë, marramendja dhe thonjtë e rrumbullakët janë shenjat më të shpeshta të mungesës së hekurit. Nervozizmi (së bashku me lodhjen dhe keqpërqendrimin) është simptoma më e shpeshtë. Hekuri është përbërësi kyç i rruazave të kuqe të gjakut dhe u mundëson të mbledhin oksigjenin dhe ta përhapin në organizëm. Mishi i kuq, frutat arrore dhe perimet janë burime të mira të hekurit. Shtesat e ushqimit duhet të përdoren vetëm në raste të rënda të mungesës së hekurit.

Buzët e çara

Vitamina B2: sasia e rekomanduar ditore është 1.3 mg për meshkujt dhe 1.1 mg për femrat. Çarjet dhe plagët rreth buzëve mund të tregojnë për mungesën e vitaminës B2, mjaft të domosdoshme për prodhimin dhe rritjen e qelizave. Pa të, trupi nuk mund të ripërtërijë shumë shpejt qelizat e lëkurës dhe mukozën rreth gojës. Kjo vitaminë është e nevojshme edhe për shndërrimin e ushqimit në energji, ndërsa lodhja dhe migrena, po ashtu, mund të tregojnë për mungesën e saj. Një gotë qumësht në ditë do ta eliminonte këtë mungesë.

Mungesa e shijes

Mungesa e zinkut: sasia e rekomanduar ditore është 5.5 deri 9.5 mg për meshkuj dhe 4 deri 7 mg për femrat. Mungesa e zinkut mund të ndikojë në shqisën e shijes. Nuk dihet saktësisht sa ndryshime në organizmin tonë shkakton ndikimi i mungesës së zinkut. Zinku është i nevojshëm për prodhimin e enzimave në pështymë dhe zhvillimin dhe ruajtjen e receptorëve të shijes. Shenjat e tjera të mungesës së zinkut mund të jenë infeksionet e shpeshta dhe shërimi më i ngadalshëm i plagëve, meqenëse ky mineral ka rol vital në funksionimin e sistemit të imunitetit dhe ripërtëritjen e qelizave. Zgjidhja është mishi i kuq. Mishi i viçit apo i qengjit është burimi më i mirë i zinkut. Një deri në dy porcione në javë janë të mjaftueshme. Zink ka edhe në arrat indiane, kikirik dhe drithërat e papërpunuara.

Dhimbje të trupit

Mungesa e vitaminës D: sasia e rekomanduar ditore është 5 mcg. Eshtrat e dobëta janë shenjë e mungesës së rëndë dhe afatgjatë të vitaminës D, ndërsa dhimbja e gjithë trupit, debulesa dhe lodhja janë shenjë e mungesës së lehtë. Dhimbjet e shpeshta në shputa, ije, shpinë dhe gjunjë flasin për mungesë të theksuar të kësaj vitamine. Vitamina D ndihmon në rregullimin e mineraleve të kalciumit dhe fosforit, që janë vitale për zhvillimin dhe ruajtjen e eshtrave dhe muskujve. E rëndësishme është edhe për mbrojtjen e sistemit imunitar, por mbron edhe nga kanceri. Peshku i pasur me vaj, si salmoni dhe sardelet, janë burim i mirë i vitaminës D. Po ashtu, 20 minuta ekspozim në diell janë të mjaftueshme për organizmin për të siguruar sasinë e nevojshme ditore të kësaj vitamine.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here