Kaloritë janë një masë e sasisë së energjisë në ushqim. Duke ditur se sa kalori ka një ushqim, do të dimë të balancojmë energjitë që na duhen për funksionimin e mirë të trupit. Llogaritja e kalorive është çelësi i një peshe të shëndetshme. Nëse jeni duke u përpjekur për të humbur peshë, llogaritja e kalorive është mënyra më e duhur.
Bilanci i kalorive dhe energjisë
Kur hamë dhe pimë, jemi duke i dhëmë energji (kalori) trupit tonë. Për të ruajtur një peshë të qëndrueshme, energjia që kemi “vënë” në trup duhet të jetë e njëjtë me energjinë që përdorim për funksionet normale trupore dhe aktivitetin fizik.
Shtimi në peshë ndodh atëherë kur marrim më shumë kalori se sa përdorim. Me kalomin e kohës, kaloritë e tepërta ruhen në trup si yndyrë.
Kontrollimi i kalorive në një ushqim
Përmbajtja e kalorive në një ushqim është e deklaruar në paketim (në një etiketë, që zakonisht gjendet në pjesën e pasme të paketimit). Ky informacion do të shfaqet me titullin “energy”. Përmbajtja e kalorive është dhënë shpesh në “kcals” (e cila është shkurtimi për “kilokaloritë”). Duhet të keni parasysh se etiketat ju tregojnë se sa kalori janë në 100 gram apo 100 ml të ushqimit/pijes, kështu që duhet të keni kujdes me sasinë që konsumoni dhe kaloritë që merrni.
Është gjithashtu shumë e rëndësishme që të keni informacion se si të llogarisni sasinë e kalorive në bazë të peshës trupore. Sipas një udhëzuesi, një peshë mesatare ka nevojë për 2,500 kilokalori për meshkujt dhe 2,000 kilokalori për femrat.
Djegia e kalorive
Ju mund t’i digjni kaloritë duke bërë aktivitet fizik. Sa më intensive të jetë aktiviteti fizik që bëni, aq më shumë kalori do të digjni.