Albanologu kroat Milan Shuflaj në librin “Serbët dhe Shqiptarët”, thotë se historia e Ballexës mund të fillojë që në shek. e VII, pasi qyteti romak Dioklea u rrënua nga tërmeti i v. 518, ku pastaj u krijua grupi i qyteteve mesjetare Suacium, Drivastum, Balecium (Ballexa) dhe Danja.

Për Ballexën shkruan edhe historiani e shkencëtari i albanologjisë At Giuseppe Valentini, që e cilëson si një vend ku mblidheshin përfaqësuesit e bajraqeve të Malësisë së Madhe, dhe përmend si fise autoktonë Çangajt, Çokajt, Toskajt dhe Keqanajt.

Në këtë zonë, në prill të v. 1995 është gjetur një nga këmbanat e Kishës së Shen Gjergjit të Ballexës, për të cilat banorët thonë se jehona e tyre dëgjohej deri në fshatrat e Krajes dhe brigjet e Italisë, dhe që peshonte 155 kg. Në afërsi të kështjellës gjenden ende gjurmë që tregojnë për përdorimin e metaleve, për përgatitjen e veglave të punës, e të armëve të thjeshta, etj., që vërtetojnë edhe zhvillimin qytetar të kësaj qendre.

GOJEDHENAT

Kështjellën e pat rindërtuar ushtria e Gjergj Kastriotit (Skënderbeut) para një beteje antiturke, që quhet Beteja e Kirit me 17 janar 1468, te prir nga Leke Dukagjini. Po sipas gojëdhënave, kjo Kështjellë priti vetë Skënderbeun, që për nder të tij ranë fuqishëm këmbanat e kishës së Shën Gjergjit të Ballexës, që thuhet se u dëgjuan deri larg në fshatrat e Krajës. Kjo pra tregon për rëndësinë që kishte në luftën kundër osmanllinjve Malësia e Madhe, por edhe Rrjolli me vetë pozitën gjeografike dominuese, si dhe me vetë zhvillimin e kësaj treve, ku shpesh flitet se këtu preheshin pará (lekë), e prodhohej barut.

Duhet theksuar se pas pushtimit Turk, kjo Kështjellë thuajse u shkatërrua, aq sa këtu banonin vetëm 4-5 familje. Për Kështjellën e qytezën e Ballexës, sipas gojëdhënave flitet se shërbente si vend që mblidheshin të gjithë burrat e mençur nga Malësia e Madhe fisi i Kabashit për të organizuar besëlidhjet e tyre, e vendi ku takoheshin quhej Çang, ku edhe sot e kësaj dite, malësorët e quajnë këtë vend./

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here