• Kryengritja Arbërore 1432-1436 ishte një seri konfliktesh mes Arbërve dhe Perandorisë Osmane. Pas pushtimit të kështjellave të viseve perëndimore Arbërve në fillim të shek. XV, osmanët vendosën edhe në këtë rajon të Arbërisë administratën e tyre pushtuese. Osmanët vendosën sistemin feudal ushtarak osman të timareve. Osmanët i zhveshën fisnikët shqiptarë nga pronat e mëdha tokësore dhe nga pozitat e tyre drejtuese. Gjithashtu ata rrembyen femijet duke mbushur repartet e jenicereve dhe te rriturit i shiten per skllever. Kjo shkaktoi pakënaqësi per te gjithe shtresat. Qëndresa dhe lufta e arberorëve shpërtheu kudo në forma të ndryshme deri në kryengritje të organizuara. Kur presioni i pandërprerë osman përshkallëzohej aq shumë mbi arbërit, sa që rrezikonte tërësisht ekzistencën e tyre, ata nuk ngurronin të rrëmbenin armët. Revolta filloi në 1432 kur Andrea Thopia mundi një forcë të vogël osmane në Shqipërinë e Mesme. Fitorja e tij inkurajoi udhëheqësit e tjerë dhe revolta u përhap në të gjithë Arbërinë. Më vonë atë vit osmanët humbën kontrollin e portit qendror detar të Vlorës. Gjergj Arianiti, i cili jetonte në oborrin osman si peng, u thirr për të udhëhequr revoltën në fushat e familjes, ai iku nga Edirne dhe u kthye në Arbëri. Në dimrin e 1432, Sulltan Murat II mblodhi rreth 10,000 trupa nën Ali Beun, i cili marshoi pergjat Rrugës Egnatia dhe arriti në luginën qendrore të Shkumbin, ku ai u zu në pritë dhe u mund nga forcat nën drejtimin e Gjergj Arianitit. Pas përhapjes së revoltës në zonat përreth duke përfshirë Këlcyrën, Zagorie dhe Pogon forcat e Depë Zenebishi rrethuan qytetin e Gjirokastër. Në gusht 1433, senati i Venedikut u mblodh për të vlerësuar situatën dhe gjykoi se revolta përbënte një kërcënim edhe për territoret veneciane në rajon. Sidoqoftë, deri në fund të tetorit ata rivlerësuan krizën dhe refuzuan cdo nderhyrje. Në Arbërinë veriore Nikol Dukagjini pushtoi territoret e Principatës para-Osmane të Dukagjinit dhe pushtoi Danjen. Në Arbërinë e mesme, Andrea Topia rrethoi pa sukses kështjellën e Krujës, ndërsa në rajonin e Vlorës filloi rrethimi i fortesës së Kaninës. Një ushtri tjetër osmane u mblodh në Manastir në verën e vitit 1434.

Përsëri nën komandën e Sinan Pashës, kjo ekspeditë osmane u mund nga Gjergj Arianiti në Arbërinë jug-qendrore në gusht 1434. Pas disfatës së tij, të gjithë bejlerët e territoreve në kufi me Arbërinë u urdhëruan të mbledhin forcat e tyre dhe të sulmojnë Arberit. Në Dhjetor 1434 Ishak Beu marshoi në Arbërinë jug-qendrore por u mund nga Gjergj Arianiti. Në prill të vitit 1435, Arianiti mundi një tjetër fushatë osmane dhe luftimet pushuan praktikisht deri në fillim të vitit 1436. Papa Eugjeni IV kërkoi që të dërgoheshin trupa për të ndihmuar revoltën dhe u përpoq të mblidhte fonde. Sidoqoftë, nga mesi i vitit 1436 ishte mbledhur një forcë e madhe nën Turahan Beun. Pavarësisht nga fitoret ushtarake, udhëheqësit arbëror vepruan në mënyrë autonome pa një udhëheqje qendrore, mungesa e së cilës kontribuoi shumë në humbjen e tyre përfundimtare. Forcat e Turahan përfundimisht e nënshtruan revoltën dhe marshuan nëpër Arbëri, duke kryer masakra të panumerta. Për të stabilizuar autoritetin osman, Murat II emëroi arberorë vendas si Jakup Muzaka dhe Skënderbeun në poste të larta brenda sanxhakut të Arbërisë. Fisnikët që pranuan sundimin osman dhe tradhëtuan gjakun me pabesi, u dhanë pronat e tyre dhe pasuritë kufitare, si dhe një shkallë të autonomisë, ndërsa të tjerët u internuan ose vazhduan të luftonin. Në vitet 1436–37, arbëret ishin aktivë në rajonet e Gjirokastrës dhe Vlorës dhe Teodor Muzaka III udhëhoqi një revoltë në rajonin e Beratit. Ndërsa sundimi osman në Ballkan u zgjerua, mbajtësit dhe zyrtarët arberorë të timarit u zëvendësuan përsëri me ata anadollakë. Politikat e statusi të Osmanëve çuan gradualisht në formimin e Lidhjes së Lezhës nën Skënderbeun në 1444 dhe fillimin e një epoke të re në luftërat Osmano-Shqiptare. /traditat, Instagram /InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here