Në kopshtin botanik, “Acharya Jagadish Chandra Bose”, në Kalkuta të Indisë, ndodhet druri më i gjerë në botë, që ka 2.880 rrënjë që dalin nga toka e që në shikim të parë, duket sikur të ishte fjala për një pyll të tërë dhe jo për një pemë të vetme.

Druri i madh i llojit banyan (Ficus Benghalensis) është i vjetër 250 vjet, ndërsa mbulon 14.500 metra katror të sipërfaqes së tokës.

Pasi ishte suImuar nga pa razitët, në shekullin e 19-të, maja e këtij druri, e gjerë 15.7 metra ishte hequr në tërësi, por fatmirësisht rrënjët e tij kishin mbetur të paprekur.

Rreth këtij druri gjigant është ndërtuar edhe një rrugë me gjatësi 330 metra, në mënyrë që vizitorët të mund të sodisin këtë mrekulli natyrore pa e dë mtuar atë.

Sidoqoftë, me kalimin e viteve ky dru vazhdoi të zgjerohet, prandaj edhe rruga tashmë është përpirë brenda degëve të tij dhe kufiri i ekspansionit vazhdon të rritet nga dita në ditë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here