Ja disa nga logot më të famshme në botë. Të dizenjuara për të treguar diçka më shumë se thjeshtë bukurinë e tyre.
Formula 1
Nëse shikoni me kujdes në hapësirën e bardhë në mes të shkronjës F dhe vijave të kuqe ju mund ta shihni numrin 1.
Vijat e kuqe të logos janë gjithashtu edhe një përfaqësim grafik i shpejtësisë së arritur nga veturat e Formula 1
Adidas
Emri Adidas rrjedhë nga themeluesi i saj, Adolf Dassler. Logoja e kompanisë ka ndryshuar disa herë, por gjithmonë ka përfshirë tri vija të trasha. Konfigurimi aktual është tri vija në një kënd që së bashku formojnë një trekëndësh. Kjo simbolizon një mal, i cili përfaqëson sfidat me të cilat përballen të gjithë sportistët.
Apple
Rob Yanov, dizenjuesi i logos së famshme të Apple, ka shpjeguar se si i erdhi ideja për ta bërë këtë logo: “Bleva disa molla, i vendosa në një enë dhe kalova disa orë duke i vizatuar ato për një javë, në përpjekje për të nxjerrë diçka të thjeshtë. Heqja e një cope të mollës ishte pjesë e eksperimentit, dhe rastësisht vërejta se “bite” (kafshim) tingëllonte njëjtë si termi kompjuterik “byte” (bajt).
Amazon
Në shikim të parë, logoja e Amazon nuk duket diçka e veçantë. Por ajo u dizejnua me filozofinë që kompania e kishte në mendje. Shigjeta e portokalltë është e njëjtë me një buzëqeshje, dhe me këtë kompania dëshiron që klientët të jenë të kënaqur. Shigjeta shtrihet mes shkronjave A dhe Z, një tregues se kompania shet gjithçka prej A-së deri në Z.