Daut Dauti

Katër armiqtë e popullit


Nga vitet e vitet e 50-ta e deri në vitet e 60-ta, qeveria komuniste e Kinës, në krye me shokun Mao Cetung, i kishte shpallur katër armiq të popullit. Këta armiq ishin: harabeli, miu, mushkonja dhe miza.
Këto gjallesa u shpallën armiq për shkak se qeveria komuniste nuk ishte në gjendje ta zhdukte urinë dhe sëmundjet nga të cilat, brenda vitit, vdisnin miliona njerëz. Prandaj, e gjeti ‘fajtorin’ dhe njerëzit, për shkak të propagandës dhe frikës, besonin se këto gjallesa ishin vërtetë shkaqet e vdekjes së tyre.
Në fshatra dhe kooperativa bujqësore, fshatarët e gjorë u detyruan që t’i vritnin këto gjallesa. E kishin për detyrë që çdo fshatar brenda ditës ta vriste nga një harabel. Madje, kooperativat dhe fshatrat organizonin gara se kush po vriste më shumë harabela dhe i ekspozonin në kohën e lirë e i numëronin. Harabeli ishte armiku më i madhi për shkak se në ditë i hante deri më 40 kokrra drith (oriz).
Kjo budallaki ka zgjatur pothuaj deri kur filloi Revolucioni Kulturor (1966) kur faji për prapambetje iu hodh mësuesëve dhe njerëzve të arsimuar të cilët ‘gjuheshin’ nga ‘brigadat e kuqe’ që përbeheshin nga rinia e indoktrinuar dhe e dirigjuar nga Mao Cetungu. Regjimi komunist në Kinë nuk ka mund ta zhdukë urinë deri para një dekade dhe vetëm pasi që u lejua iniciativa e pronës dhe kompanive private. Sidoqoftë, këta komunistë ia dolën që t’i zhdukin këto probleme serioze dhe duke qëndruar në pushtet. /InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here