6.1 C
Pristina
Friday, June 18, 2021
Home HISTORI/ARKEOLOGJI I diplomuari në Francë që u burgos dhe punoi bojaxhi

I diplomuari në Francë që u burgos dhe punoi bojaxhi

Aleko Vangjel Turtulli (10.1.1910-10.9.1988), lindi në Selanik e vdiq në Korçë. Më 1921-1926 ndoqi liceun e Korçës. Më 1926-1931 ndoqi Shkollën e Lartë të Tregtisë në Montpelje, si dhe specializime të ndryshme deri në vitin 1933. Në vitin 1933 u kthye në atdhe. U mor me tregti, si dhe studime ekonomike që i botoi në shtypin e kohës. U burgos në vitin 1945 për mospagimit tatimi. Nuk ishte e thënë të mos arrestohej sepse njihej prej E.Hoxhës.

Në librin e “Vite të rinisë”, Enver Hoxha, si batakçi tipik e ha kmarrës, shkruan kështu për Alekon:

“Nganjëherë i thoshim Aleko Turtullit (shok i klasës), djali i Vangjos dhe nipi i Thomait:

-Na sill ca dru nga shtëpia, o “viç i artë”, se do t’i ftohesh mamasë, që të ka të vetëm!

“Viç i artë” ishte nofka e përshtatshme për atë djalë bullafiq, që rritej të trashëgonte pasuritë e Vangjos, të Thomait dhe më vonë, kur u martua, edhe të Lakos! Mirëpo, nuk i trashëgoi dot, për arsye të luftës sonë. Ai nuk doli hapur kundër nesh, por kur u vendosën taksat e luftës për tregtarët e mëdhenj, natyrisht, për Turtujt nga të cilët kishte ngelur vetëm Lekoja, këtij iu caktuan disa miliona. Alekoja pagoi një pjesë, kurse për tjetrën përpëlitej, bënte be e rrufe që nuk kishte më, po nuk e besonte kush. Kur po afrohej afati dhe në rast se nuk do t’i paguante, do të shkonte drejt e në burg, më kujtohet që erdhi në Tiranë dhe kërkoi të piqej me mua, të më “qante hallin” si bashkënxënës që kishim qenë. I thashë:

-Leko, paguaja shpejt paratë popullit dhe shtetit, ndryshe nuk do të shpëtosh nga burgu!”.

U arrestua më 5.3.1951. Gjykata Ushtarake Korçë me vendimin nr.165, datë 21.9.1951, e deklaroi fajtor dhe e dënoi me 10 vjet burgim e punë të detyruar. U la në fuqi me vendimin nr.555, datë 2.11.1951. Të pandehurit u dënuan në bazë të neneve 2, 3 (7, 10, 14), 4, 8 ligjit nr.372, datë 12.12.1946 dhe 4 të ligjit nr.373, datë 12.12.1946. E shoqja, e ndodhur ngushtë, i drejtoi disa letra E.Hoxhës, por gjithnjë mori refuzimin e përgjigjes nga ai. Alekoja u lirua më 26.7.1959. Pas daljes nga burgu punoi bojaxhi së bashku me bashkëshorten.

Letra

Tiranë, 4.1.1952

I dashur komandant,

Ju kam bërë shumë letra dhe ndoshta e kam tepruar, por dëshpërimi i madh më bëri t’ju shkruaj edhe njëherë se dëshpërimi im ka vajtuar në kulm. S’dua ta bëj Alekon të pafajshëm, sigurisht ka bërë faj po ndoshta sigurisht ka bërë faj, por ndoshta është rënduar si klasë. Ju lutemi i dashur komandant të na mëshironi se e dini mirë që Aleko ka qenë një njeri i urtë dhe nuk ngatërrohej me gjë. Rastësisht ndoshta ka bërë fajin duke tërhequr prej të tjerëve dhe prej të tjerëve dhe për gabimin e bërë është penduar thellësisht në mënyrë të tillë që nuk është nevoja të mbahet akoma i burgosur për të bërë efektin dënimi mbi atë dhe nuk ka rrezik që ai të bëjë në të ardhmen çfarëdo lloj faji. Kam bërë një lutem Ministrisë së Brendshme për të sjellë Alekon këtu në burgun e Tiranës, mbasi vuan prej bumbrekëve dhe reumatizmës dhe nuk është në gjendje të punojë. Alekon e pashë të dëshpëruar. Punon në Kampin nr.1 të Gosës. Di gjuhë të huaja dhe zotëron mirë daktilografinë. Të mundë ai të punojë dhe të ushqejë veten e tij se unë s’kam mundësi ta mbaj me ushqime. Të paktën të kem fëmijën dhe mamanë. Kam kërkuar punë po me që kam burrin e dënuar, asnjë punë nuk më jepet, por vetëm kam shpresa për punë krahu.

Me shumë nderime

Dhimitra Turtulli/55News.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Bukuri arbëreshe në sytë e një fotografi legjendar

MARIO TESTINO KUJTON ORIGJINËN... As fotografi shumë i njohur i modës, Mario Testino, nuk i ka rezistuar tundimit përballë...

RRlTENl shpejtësinë e internetit me këtë truk të thjeshtë

Të gjithë jemi bërë të varur nga interneti. Shumica prej nesh ndjehemi të h umbur pa internet. ProbIemet me...

Vetëm 1 në 5 persona mund të gjejnë gabim në këtë foto: A mund ta gjeni edhe ju?

Diçka që nuk mund të mjaftojnë kurrë janë mashtruest e trurit. Tani, të rinjtë e sotëm preferojnë të rrijnë...

Ku gjendet qyteti ilir Damastion?

Qyteti Damastion për të cilin janë bërë përpjekje të shumta që të lokalizohet përmendet të gjeografi dhe historiani i antikitetit Straboni (vitet...

Recent Comments