Nga Karina Longworth/ 

Al Pacino, i famshem per rolet e tij ne filma te tille si “The Godfather”, “Dog Day Afternoon”, “Scarface” dhe “Arome gruaje”, ka qene i pastrehe ne moshen 20 vjecare. Kur Pacino ishte 16 vjec, ai e la shkollen e mesme. Mamaja e tij ishte e semure dhe i duhej atij te sillte buken ne shtepi.

Deri ne ate moment, ajo kishte qene nje mbeshtetese e fuqishme e endrrave te te birit per aktrim, por tashme ajo e keshilloi te ish me praktik, duke thene se ‘aktrimi eshte per te pasurit.

I inatosur nga ndryshimi i opinionit te se jemes, Pacino iku nga shtepia e gjysherve dhe filloi te bashkejetonte me te dashuren. I’u desh te bente pune nga me kotit per te derguar leke ne shtepi, por marredhenia e tij me te jemen  nuk u rregullua asnjehere.

Pasi siguroi nje pune ne zyrat e revistes Komentar, Pacino filloi te kursente leke per shkollen e aktrimit.

Se pari beri prova ne Studion per Aktore ‘Lee Strasberg’ dhe nuk u pranua. Me pas u rregjistrua per te marre disa klasa ne studion e HB-se Herbert and Uta Hagen.

Aty do krijonte nje lidhje te ngushte me Charlie Laughton…i cili e kish riorientuar dashurine e tij per aktrim ne drejtim te mesimdhenies, duke preferuar keshtu çekun e sigurt javor per te mbeshtetur vajzen dhe gruan e tij, Penny Allen.

Penny me pas do luante disa role perbri Al Pacinos ne filmat Scarecrow dhe Dog Day Afternoon. Laughton ishte 10 vjet me i madh se Pacino, dhe takimi i tyre, kur Pacino ish 18 vjec, shenoi fillimin e nje marredhenie kujdestarie qe do zgjaste vite ne vazhdim.

‘U ndjeva i lidhur me te’, kujton Pacino.

‘Charlie me prezantoi bote te tjera, dhe aspekte te tjera te jetes me te cilat nuk do kisha pasur kontakt kurre. Ai me prezantoi te shkrimtaret, dmth elemente qe rrethonin aktrimin.”

Prodhimi jashte Broadway i Kreditoreve nga Strindberg, ku roli kryesor luhej nga Pacino nen drejtimin e Laughton, ishte vecanerisht transformues.

“Per here te pare, e dija qe kisha dicka qe po ecte per mua, nje shans per te perdorur vehten, jeten time. Charlie Laughton ka te ngjare te jete personi me i rendesishem ne jeten time. Ai me beri te kuptoja se aktrimi eshte poezi, nje art qe perdor zerin, trupin, dhe shpirtin.”

“Pa leke per te shkuar ne teater, ne uleshim ne kafeteri per ore te tera duke veshtruar komedianet dhe dramat qe zhvilloheshin,” thote Laughton.

‘Al gjeti disa nga karakteret e tij me interesante duke veshtruar njerezit neper metrove dhe rrugeve te New York-ut.”

Me pas, ne 1962, kur Pacino ish 22 vjec, mamaja e tij vdiq para se te dy te pajtoheshin plotesisht. Ai i kaloi vitet ne vazhdim ne varferi ekstreme dhe depresion gati per te vrare vehten.

‘Isha i pastrehe. Flija ne skenat ku luaja. Nuk ishte qejf.’

Mori borxhe te vogla nga shoket me qellim qe te mbulonte shpenzimet baze, kaloi netet duke pire rendshem alkool, dhe per disa vjet beri shume pak progres drejt karrieres se aktrimit qe nderkohe po e ndiqte me obsesion.

Provoi role ne stand-up komedi per nje kohe. Levizi ne nje apartament me nje dhome se bashku me nje tjeter aktor fillestar, Martin Sheen, dhe se bashku, te dy fillestare me enderra, do endeshin ne Living Theater te New Yorkut, duke bere pune montimi ne skene derisa rolet fillimisht jashte Broadway-it filluan te materializoheshin.

Deri sa pastaj erdhi ngjitja që nuk ndali më. /albertvataj.com/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here