6.1 C
Pristina
Sunday, June 20, 2021
Home RETROSPEKTIVË 1991/Dënimi për ata që hodhën përmendoren e diktatorit

1991/Dënimi për ata që hodhën përmendoren e diktatorit

20 shkurti 1991 ka pasur shumë arrestime. Në Gjykatën e Tiranës u dërguan shumë kallëzime penale nga Drejtoria e Punëve të Brendshme të Tiranës, me një shkresë përcjellëse identike, duke u bërë pjesë e dosjeve të kësaj gjykate. Përmbajtja e saj është shumë interesante mbi artikulimin që përmban.

***

Lënda: Mbi rrëzimin e monumentit të Enver Hoxhës në sheshin “Skënderbej”

Në mbështetje të kërkesave politike të një pjese të studentëve të UT, më datën 19.2.1991, Sindikatat e Pavarura, u bënë thirrje punëtorëve të kryeqytetit e të mbarë vendit që të lënë punën e solidarizohen me studentët që kishin shpallur grevën e urisë. Në mëngjesin e datës 20.2.1991, mijëra punëtorë të Tiranë, lanë punën dhe ngjitën në qytetin “Studenti” ku u organizua një miting i paligjshëm. Aty folës të ndryshëm u shprehën në mbështetje të kërkesave politike, fyen figurën e Enver Hoxhës. Në vende të ndryshme ishte vendosur parulla “Enver-Hitler”, “Enver kancer”, “Poshtë Enver Hoxha”, etj, të cilat shoqëroheshin me britma prej grupeve të mëdha njerëzish.

Mbas kësaj, turma prej disa mijëra njerëzish vërshuan me dhunë nëpër qytetin e Tiranës, duke goditur me gurë e mjete të tjera forcat e rendit. Me gjithë kundërshtimin e forcave të rendit turmat të organizuara mbërritën në sheshin “Skënderbej” ku rrëzuan monumentin. Pas rrëzimit atë e tërhoqën zvarrë me kavo të rimorkuar me makinë duke e çuar në sheshin “Demokracia” dhe që këndej përsëri në rrugët e qytetit ku në mbrëmje u bë e mundur të demoralizoheshin dhe t’u merrej monumenti.

Në rrëzimin e monumentit ka marrë pjesë edhe …., për të cilin ju dërgojmë materialet e nevojshme ligjore në bazë të dekretit të Presidiumit të Kuvendit Popullor nr.5459, datë 22.1.1991.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Letërkëmbimet me Enver Hoxhën dhe refuzimi i Fan Nolit për t’u bërë deputet

Në 110-vjetorin e lindjes së Enver Hoxhës. Mendime dhe konsiderata të Fan Nolit për personalitetin e rolin historik të ish-udhëheqësit komunist të...

Gazullorët me origjinë nga Puka, ambasadorët e Gjergj Kastriotit dhe Arbërisë

GJON GAZULLI (1400-1465): Klerik Katolik i arsimuar në Raguzë (Dubrovnik-Kroaci), Venecia & Padova. Iluminist, historian, dijetar, filozof, shkencëtar, pedagog, diplomat, këshilltar dhe...

Çfarë ndodh me ushqimin që sekuestrohet në aeroport?

Pas një udhëtimi të bukur ku kemi mbledhur shumë sende dhe ushqime që duam t’i sjellim përsëri në shtëpi, mund të përballemi...

Çfarë ndodh nëse fotokopjoni një pasqyrë?

Në video tregohet se pas futjes në skanim të pasqyrës, printeri e lëshon pasqyrën të vendosur në një letër të formatit A4,...

Recent Comments