Lidhjen më të rëndësishme gjatë historisë sonë, e realizuar në qershorin e vitit 1878, e bënë pa kuptim ata që:
- Nuk treguan se Lidhja e Prizrenit, Ittifaku, u organizua nga dijetarët mysliman të kohës, myftilerët, kadijtë e intelektualët e besimit Islam.
- Ata që nuk treguan se Lidhja ishte e mbështetur nga Sulltan Abdulhamidi II.
- Ata që nuk treguan se Lidhja kishte synim ruajtjen e tokave në kuadër të miletit osman, katër Vilajetet shqiptare, Jenipazarin dhe Bosnje e Herzegovinen.
- Ata që nuk treguan se Lidhja u mbajt në xhamin Bajrakli dhe në hapësirat e Medresesë ndërsa disa komisione zhvilluan punimet në disa xhami të tjera dhe teqe.
- Ata që nuk treguan se objektet dhe shqiptarët ortodoks nuk ju bashkuan Lidhjes. Ndërsa forumet katolike, sidomos, ato të Shkodrës, ishin të afërta me Lidhjen por jo plotësisht.
- Ata që nuk treguan se Lidhja i kishte identifikuar qartë fqinjët ballkanik si armiq, shtetet perëndimore si mundësi e Perandorinë Osmane si të tyren!
- Ata që nuk treguan se fuqitë perëndimore të kohës tokat shqiptare i shihnin pasuri e humbur përmes së cilës realizonin apetitet e tyre dhe të përkëdhelurve ballkanik.
- Ata që nuk treguan se Lidhja e kishte të unifikuar identitetin kombëtar e fetar.
- Ata që nuk treguan se kryetari i qeverisë së Lidhjes ishte hoxha, imami dhe myderrisi Ymer Prizreni.
Historia nuk mbahet e nuk bëhet me mashtrime, gënjeshtra e improvizime.
Prandaj, duhet hartuar historia alternative mbi faktet, realitetet dhe të dhënat e sakta. /InforCulture.info