Krijimi i muzeve të para profesionale-shkencore në botë: Në ditën e sotme, të vitit 1683 shënohet hapja e muzeut të parë universitar në botë në Oksford (The University of Oxford), Angli!
Në kohën e Restaurimit Anglez, Universiteti i Oksfordit (The University of Oxford) ishte qendra e veprimtarisë shkencore dhe kulturore në Angli. Në vitin 1677, arkeologu anglez Elias Ashmole (1617–1692), dhuroi koleksionin e tij të kurioziteteve Universitetit të Oksfordit, ndërsa kryesia universitare planifikoi të ndërtonte një ndërtesë për të ekspozuar përgjithmonë ekspozita nga historia, historia e artit dhe arkeologjia. Muzeu u hap për publikun më 6 qershor të vitit 1683 në një ndërtesë të projektuar nga Thomas Wood.
Muzeu i parë modern, Ashmolean, u krijua për të shfaqur koleksionet e tij në mënyrë që Universiteti i Oksfordit ta përdorte atë për qëllime mësimore-edukative. Në vitin 1845, arkitekti Charles R. Cockerell, në Rrugën Beaumont në Oksford përfundoi ndërtimin e një objekti të ri për koleksionin në rritje të shpejtë të muzeut. Sot, koleksioni në Muzeun Ashmolean të Artit dhe Arkeologjisë kronologjikisht shkon prapa në kohë nga krijimet më të hershme njerëzore, të bëra rreth 500,000 vjet më parë, deri në vepra arti të shekullit 21. Muzeu në veçanti ka koleksione të pasura me artin e lashtë egjiptian, babilonas dhe pikturat e Rilindjes Europiane.
Ndërtesa e tanishme e Muzeut Ashmolean është projektuar në stilin Neoklasik nga C.R. Cockerell (1841-1845). Ajo strehon koleksionin e artit dhe arkeologjisë, ndërsa ndërtesa e vjetër Thomas Wood është bërë Muzeu i Historisë së Shkencës.

Marrë nga Jahja Drancolli, profili në FaceBook. /InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here