Shkruan: Fahri XHARRA

“ Gjithësi, origjina e vërtetë e alfabetit Latin që sot përdoret nga miliona njerëz në botë është relativisht is hiq i njohur, dhe shumë pak nga ata e dinë që që alfabeti Latin rrënjet e saja i ka në shkrimin e vjetër pellazg ( origj, shkruan “ in an older form of Greek writing” https://greece.greekreporter.com/2020/02/02/the-unknown-story-of-the-greeks-who-shaped-the-latin-alphabet/)
Normalisht që e vërteta ende nuk del nga goja e grekëve të sotëm dhe të flasin për alfabetin pellazg, që më vonë u quajt grek. Punë për ta !

Në shkrimin e grekëve përmendet dhe potencohet që etruskët shkruanin me variantin e Eubeas të alfabetit “ grek”:

Në librin “ Roma fliste shqip “ (2019 ) shkruan:( faqe 161 ) ” Ja një shembull tjetër tipik i mashtrimit historik: Studjuesit e ndryshёm shkruajnë që kolonia e parë “greke “ ishte qyteti Pithecusa, e themeluar nga një grup i Eubejve të Halkides në ishullin Ikia, përballë golfit të Napolit, rreth viteve 770 BC. Po kush ishin Eubejt? .

Një pjesë e vogël nga libri i madh i Aristidh Koles është edhe “ Eubeja dhe Ilirët “ të cilën do e përpunojmë së bashku, duke shtuar informata tё tjera nga literatura e mjaftueshme që gjëndet në Internet. Për ta plotësuar shkrimin i nxorra edhe ca piktura të cilat e vërtetojnë atë që e shkruan gjeniu Aristidh Kola. Eubeja (Εύβοια ose Εὔβοια ) është ishulli i dytë më i madh pas Kretës në Greqi. Ishulli shtrihet në drejtimin veriperëndim – juglindje, dhe nga toka ndahet me kanalin e ngushtë të Europosit, ngushticë kjo e cila ia mundëson ujit të ndërrojë drejtimin e saj të furishëm në çdo gjashtë orë. E shihni ( në të kuqe ) që shikuar nga lartë, ishulli i ngjanë kalecit të detit. Mrekulli natyrore!
Edhe disa shënime për ishullin në fjalë të cilat na ndihmojnë që më mirë të kuptojmë qëllimin e shkrimit të Aristidh Kolёs, që unë me një respekt të madh për veprёn e tij po e përmendi. Eubeja me sipërfaqen etij prej 3670 km², është përballë Biotisë dhe Atikёs. Qendra e tij është Halkidiki. Ishilli Eubeja ka përjetuar histori të gjatë pellazgjike, ilirike, arvanitase për deri sa në vitin 1830 bëhet pjesë e shtetit artificial grek. “ Përveç biotëve edhe eubejtë e kanë origjinën nga e njejta zonë – lexoj në librin e përmendur. Vetë ky emër tregon që edhe ata e kanë prejardhjen nga biotët. Por edhe sikur mos të kishim këtë dëshmi, e kemi një traditë tjetër që thotë se Eubenë e banonin një popull ilir, helopët që ishin banorё të Helopisë së Epirit. Përmenden gjithashtu qytetet e lashta me emërtim Helopi ose Eube dhe në Bioti edhe tani është fshati arvanitas Karada.” “Por nëse as këto nuk mjaftojnë, le të përmendim versionin homerik që thotë se Eubenë e banuan Avadёt, një popull tjetër ilir. Më pas, avadët e Eubesë e banuan Avadinë e Ilirisë“. Pra, kah të shkojmë ne e dëshmojmë lidhjen e Eubesë me Ilirinë.
Nga të gjitha dëshmitë, traditat dhe mitet del një përfundim: Eubenë e banuan fiset ilire, pra edhe nga avadët dhe helopet. Edhe një fakt tjetër: Avadёt e Eubesë në kundërshtim me akejtë që qetheshin karé, këta të Eubesë e qethnin kokën përpara dhe në pjesën e prapme i linin flokët e gjata ashu si qetheshin edhe arvanitasit. Vështroni mirë, ata nuk kanë rënje flokësh. Aristidh Kola e plotëson këtё edhe me shkrimet e udhёtarit anglez, John Galt i cili gjatë viteve 1809-1811 e vizitoi Hidrёn dhe na vërteton: “ Si të gjithë grekët edhe hidrejtë mbanin mustaqe dhe e rruanin pjesën e përparme të kokë, pikërisht duke i lënë flokёt e gjata prapa krejet. Në kokë mbanin një shami të kuqe ( faqe 548, “Udhëtarë të huaj në Greqi” ). Ishte ky vetëm një shembull se kush ishin “grekët” e “ Magna Grecias “ ( Roma fliste shqip )

Arvanitet e Eubesë , në revolucionin e viti 1821
Pra , greket e sotëm shkruajnë : Ndikimet gjuhësore , përshtatjet nga ndikimet ose çoroditjet gjatë shekujve e krijojnë një “ prodhim të ri “ , por alfabeti Latin është thjeshtë variacion e ati “grek “ – pellazg

Kjo foto e tregon afabetin etrusk të shek.8 BC, i ndikuar nga ai pellazgjik të Eubesë ( të gjitha fotot janë nga libri Fahri Xharra ‘Roma fliste shqip “ Fahri Xharra,05.02.20

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here