Më 28.11.1912: Salih Gjuka , Bedri Pejani dhe Rexhep Mitrovica , të cilët kishin ardhur nga Kuvendi i Shkupit.
Më 29.11.1912:
Isa Boletini , Mehmet Pashë Deralla , Hasan Hysen Budakova , Tafil Boletini , Dervish Mitrovica, Zenel Begolli , Halim Musa Bajgora , Ahmet Ali LLapi , Riza beg Gjakova , Vehbi Dibra, Ajdin Draga etj.
Udhëheqësit tjerë të Kosovës që ishin caktuar si delegatë të kuvendit, si: Hasan Prishtina , Nexhip Draga , Idriz Seferi , Sait Hoxha etj. nuk kanë shkuar, sepse në fillim të nëntorit ishin kapur nga forcat serbe në Shkup dhe mbaheshin të burgosur në kështjellën e Kalemegdanit në Beograd. Edhe Bajram Curri i nxënë me luftimet në Malësinë e Gjakovës nuk arriti dot të shkojë në kuvend.
Marrë nga Nexhmedin Spahiu, profili në FaceBook. /InforCulture.info