6.1 C
Pristina
Saturday, July 31, 2021
Home Uncategorized A mund t’i konsumojnë mollë personat me diabet?

A mund t’i konsumojnë mollë personat me diabet?

Diabetikët duhet të tregojnë kujdes me karbohidratet ku përfshihen edhe yndyrat dhe proteina.

Ngrënia e një molle në ditë besohet të mbajë mjekun larg, por kur bëhet fjalë për diabetin, a ndryshon puna?

Mollët përmbajnë shumë vitaminë C, fibër dhe antioksidantë, shkruan AgroWeb.

Por nga ana tjetër ato përmbajnë karbohidrate të cilat ndikojnë tek niveli i sheqerit në gjak, transmeton lajmi.net.

Diabetikët duhet të tregojnë kujdes me karbohidratet ku përfshihen edhe yndyrat dhe proteina.

Mollët dhe Diabeti

Një mollë mesatare përmban 25 gramë karbohidrate, 4.4 gramë e të cilave është fibër.

Kjo e fundit ngadalëson tretjen dhe përthithjen e karbohidrateve duke mos lejuar ngritjen e nivelit të sheqerit në gjak.

Studimet kanë treguar se fibra luan rol mbrojtës ndaj diabetit të tipit 2.

Ndikimi i Mollës Tek Nivelet e Sheqerit në Gjak

Mollët përmbajnë shumë sheqer që për fat të mirë është në formën e fruktozës.

Kur fruktoza vjen nga ngrënia e një fruti të plotë, ndikimi në sheqerin në gjak është minimal.

Për më tepër, fibra tek molla ngadalëson tretjen dhe përthithjen e sheqerit.

Kjo do të thotë se konsumi i mollës nuk ka gjasa të shkaktojë luhatje të sheqerit në gjak, as tek diabetikët.

Mollët Dhe Insulina

Studimet tregojnë se mollët përmbajnë substance bimore që përmirësojnë ndjeshmërinë ndaj insulinës dhe ulin rezistencën ndaj saj.

Nga ana tjetër, antioksidantët tek molla besohet të ulin rrezikun e shfaqjes së diabetit të tipit 2.

Antioksidantët më të bollshëm tek mollët janë:

Kuercetina, e cila ngadalëson tretjen e karbohidrateve dhe pengon rritjen e nivelit të sheqerit në gjak;

Acidi klorogjenik që ndihmon trupin të përdorë sheqerin në mënyrë efikase;

Plorizina që ngadalëson përthithjen e sheqerit dhe ul nivelet e tij në gjak.

Ekspertët këshillojnë se ngrënia e rregullt e mollëve mban sheqerin në gjak në nivele të qëndrueshme.

Sipas tyre diabetikët duhet të shmangin lëngun e mollës që ka shumë sheqer dhe aspak fibër dhe të konsumojnë një mollë mesatare në ditë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Dosja/ Musine Kokalari! Gruaja e 88 dosjeve, që i rezistoi 20 viteve burgim

Në arkivin e Shtetit ruhen 88 dosje për gruan e fortë që i rezistoi 20 viteve burgim dhe internimit të dhimbshëm në...

Gjëja më e keqe është të qëndrosh me persona që të bëjnë të ndihesh vetëm!

“Gjithmonë kam menduar se gjëja më e keqe në jetë është vetmia. Nuk është! Gjëja më e keqe është të qëndrosh me...

Sipas një studimi pushimet ndikojnë në mirëqenien tonë

Në fakt, studimet shkencore tregojnë se pushimi nga rutina e përditshme është thelbësor për një shëndet të mirë fizik dhe emocional.

Ja se çfarë përmban dokumenti i firmosur nga Ali Pashë Gucia dhe Hodo Bej Sokoli në Shkodër mbi Reformat e kërkuara nga shqiptarët te...

Nga Aurenc Bebja, Francë – 12 Maj 2020 “L’Univers” ka botuar, të dielën e 23 majit 1880, në faqen n°3, një...

Recent Comments