Filozofi francez Ruso deklaronte se “njeriu është i mirë nga natyra”. Atëherë, pse bëjmë gjëra të këqija? Sipas Jean-Jacques Rousseau, është shoqëria ajo që na korrupton dhe na detyron të bëjmë gjëra të këqija. Guximin e tij të mbështesë një teori të tillë në kulmin e Iluminizmit e pagoi me shumë armiq dhe shumë hidhërime. Epoka e tij mbështeste përparimin dhe ai e konsideroi shkakun e të gjitha vuajtjeve.

Mundet që preardhja dhe jeta e trazuar e tij të kenë ndikuar në formulimin e teorisë së tij.
Djali i një sahatxhiu dhe jetim nga nëna, u rrit pa u arsimuar. Që në moshë shumë të re, filloi të punojë si nxënës te një noter dhe më pas tek një gdhendës, i cili e trajtonte brutalisht.
U largua nga Gjeneva dhe iu drejtua mbrojtjes së një baroneshe e cila përveç se e bëri dashnor të saj, e bindi të kthehej në kalvinizëm. Dhe kështu filloi një epokë vetë-edukimi.

Përfundoi duke u martuar me një shërbëtore plotësisht analfabete me të cilën pati pesë fëmijë. Kjo nuk e ndaloi të vazhdonte të kishte dashnore dhe të ndryshonte shtete, vendbanim dhe fe, i pushtuar, me kalimin e viteve, nga mania e përndjekjes.

Në traktatin mbi origjinën dhe themelet e pabarazisë midis njerëzve, Rousseau bie ndesh me idenë e Iluminizmit për përparimin, duke besuar se njerëzit në gjendje natyrale janë të pafajshëm dhe të lumtur dhe se kultura dhe civilizimi janë ato që imponojnë pabarazinë midis tyre, veçanërisht pas krijimit të institucionit të pronës, dhe kështu u sjellin dëshpërimin.

Për të rifituar parajsën e humbur, këtu janë disa sugjerime të këtij humanisti të madh:
“Mos u izoloni para brutalitetit të botës, por ndani ndienjat tuaja me ata që ju rrethojnë.”
“Eshtë më mirë të përballesh me një dhimbje të fortë sesa trishtim afatgjatë.”
“Pasionet janë të mira për aq kohë sa jemi zotërit e tyre dhe nuk na bëjnë robërit e tyre.”
“Liria e humbur rrallë rimerret.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here