Skulpturat e skulptorëve të mëdhenjë janë të paraqitura deri në detaje shumë të vogla. Detaje të tilla që shumë herë nuk mund të vërehen pa i analizuar thellësisht, tregojnë aftësitë dhe gjenialitetin e skulptorit.

Në skulpturën kryrvepër të Moisiut të Mikelangjelos mund të vërehet një detaj shumë interesant.

Në Moisiun e Mikelangjelos, ekziston një muskul i vogël i gdhendur në parakrah në dorën e djathtë të tij. Trupi i njeriut e kontrakton dhe e shfaqë këtë muskul vetëm kur ngre gishtin e vogël të dorës përndryshe, ai është i fshehur dhe nuk shihet. Moisiu në të vërtetë është duke ngritur gishtin e tij të vogël – ky është një shembull i vogël i vëmendjes së jashtëzakonshme kushtuar detajeve në këtë kryevepër. /InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here