6.1 C
Pristina
Saturday, July 31, 2021
Home KURIOZITETE Misteri: Pse u zhdukën Neandertalët?

Misteri: Pse u zhdukën Neandertalët?

Një nga misteret më të mëdha të historisë njerëzore është arsyeja pse Neandertalët u zhdukën në shumicën e Evropës rreth 40.000 vjet më parë.

Ata kishin jetuar në kontinent për qindra mijëra vjet, ndërsa njerëzit migruan aty rreth 45.000 vjet më parë, dhe në një hapësirë ​​relativisht të shkurtër kohe (5.000 vjet) Neandertalët u zhduk.

Ardhja e njerëzve duket se lidhet me zhdukjen e Neandertalëve, por shkaku i saktë ka qenë prej kohësh çështje debatesh. Disa thonë se Neandertalët, që jetonin në grupe të vegjël, e patën të vështirë për t’u integruar, ndërsa shkencëtarë të tjerë kanë propozuar se njerëzit i kanibalizuan (i hëngrën) ata.Çështja e zhdukjes së tyre është shumë komplekse, dhe e pazgjidhur.

Një dallim i madh mes Neandertalëve dhe njerëzve mund të kenë qenë zotërimi i zjarrit, i cili përveç ngrohjes, mundëson gatimin e ushqimit. Zjarri vret bakteret, dhe  ndërron natyrën e proteinave, që do të thotë se trupi mund të shfrytëzojë më shumë kalori nga e njëjta sasi ushqimi.

Disa fosile sugjerojnë se Neandertalët përdorën zjarr, por jo vazhdimisht. Për shembull, Neandertalët banuan në jugperëndim të Francës për dhjetëra mijëra vjet. Fosilet e zbuluara përmbajë vegla guri dhe kocka kafshësh, por pothuajse asnjë provë për përdorimin e zjarrit.

Është e vështirë për të nxjerrë konkluzione. Ende nuk dihet se me çfarë saktësisht ushqeheshin Neandertalët; a hanin ata bimë, mish apo ishin edhe kanibalë? Sepse këto mund të kenë ndikuar (në një drejtim a një tjetër) efektet e zjarrit në mbijetesën e tyre.

Teoria e re

Neandertalët u zhdukën për shkak se nuk arritën të shfrytëzonin fuqinë e zjarrit siç bënë të afërmit e tyre, njerëzit.Po të kishin përdorur zjarrin për gatim ata do të kishin marrë më shumë kalori nga e njëjta sasi ushqimit.Kështu, me kalimin e kohës, njerëzit u shtuan, ndërsa popullsia Neandertale shkoi drejt shuarjes.Kjo është hipoteza më e re që u paraqit në takimin e 80-vjetorit të Shoqërisë Amerikane të Arkeologjisë në Boston.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Dosja/ Musine Kokalari! Gruaja e 88 dosjeve, që i rezistoi 20 viteve burgim

Në arkivin e Shtetit ruhen 88 dosje për gruan e fortë që i rezistoi 20 viteve burgim dhe internimit të dhimbshëm në...

Gjëja më e keqe është të qëndrosh me persona që të bëjnë të ndihesh vetëm!

“Gjithmonë kam menduar se gjëja më e keqe në jetë është vetmia. Nuk është! Gjëja më e keqe është të qëndrosh me...

Sipas një studimi pushimet ndikojnë në mirëqenien tonë

Në fakt, studimet shkencore tregojnë se pushimi nga rutina e përditshme është thelbësor për një shëndet të mirë fizik dhe emocional.

Ja se çfarë përmban dokumenti i firmosur nga Ali Pashë Gucia dhe Hodo Bej Sokoli në Shkodër mbi Reformat e kërkuara nga shqiptarët te...

Nga Aurenc Bebja, Francë – 12 Maj 2020 “L’Univers” ka botuar, të dielën e 23 majit 1880, në faqen n°3, një...

Recent Comments