Legjenda për Pupëzën shëmbëllen në shumë anë me legjendën e shndërrimit të motrës në qyqe, vetëm se kësaj here, ajo që kthehet në pupëz nuk është motra, por nusja, kurse i vrari nuk është vëllai, por dy dhëndurë, dy mëtues, që duan të venë kurorë me të njëjtën vajzë.

Ata ndeshen në udhëkryq në krye të dy karvanëve me krushq dhe aty shkrepin pushkët. Nusja e tmerruar dhe e çuditur, nis e bërtet: ”Mos! Jo! Prisni! Jo! Pu-pu-pu!”

Por përleshja vazhdon dhe nusja që s’mund të bëjë asgjë, i shikon dhe bën vetëm “Pu-pu! Pu-pu!”

Zallahia nuk zgjat shumë, sepse në tërbim e sipër, krushqit vrasin njëri-tjetrin, derisa askush nuk mbetet gjallë.

Nusja e tmerruar merr vrapin e ikën nga sytë këmbët, duke bërë pu-pu! pu-pu!

Dhe në vrap e sipër kthehet në atë zogun e bukur që sot quhet pupëz. Kjo legjendë rrëfehet në Pogradec.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here