Nëna Natyrë është shpesh plot të papritura. Vështirë të besohet sesa shumë krijesa të habitshme e të ndryshme nga ato që ne njohim jetojnë në planetin tonë.

Më poshtë ju sjellim fotografitë dhe përshkrimin e 11 kafshëve të cilat me siguri as i keni parë e as keni dëgjuar për to. Diversiteti i botës së egër nuk ndalet kurrë së surprizuari.

Ili Pika

Kjo kafshë e rrallë dhe tepër e këndshme njihet gjithashtu me emrin “lepuri magjik”. Ili Pika u fotografua së fundmi, për herë të parë pas 20 vjetësh, ndërsa së pari është zbuluar në malet e Kinës, Tian Shan.

Bretkoca Pinok

Kjo krijesë mban gjithashtu emrin “bretkoca hundëmajuckë e pemëve”. Kur një bretk mashkull përpiqet të tërheqë femrën apo ndjen rrezik, nis të zgjatohet, duke nxjerrë një hundë si të Pinokut përpara.

Majmuni hundështypur

Primati më i rrallë në botë u zbulua në vitin 2010 në veri të Burmës. Për shkak të formës së pazakontë të hundës së tij, majmuni tështin gjithnjë kur bie shi.

Peshku-dorë ngjyrë rozë

Disa vjet më parë, shkencëtarët zbuluan 14 specie të reja peshqish me pendë kurrizore në formën e dorës. Aktualisht, nëntë prej tyre janë në rrezik zhdukjeje.

Lakuriqët e bardhë Honduras

Këta zogj interesantë vijnë nga Amerika Qendrore dhe jetojnë nën tendën e gjetheve të Heliconia-s, hanë fruta dhe mund të rriten deri në 4.7 centimetra gjatësi.

Grimpoteuthis (ndryshe Oktapodi Dumbo)

Kjo kafshë e çuditshme e thellësive detare e merr pseudonimin për shkak të dy pendëve mbi membranën që ndodhet midis këmbëve të tij që ngjason me veshët e një elefanti fluturues Dumbo nga filmi i famshëm vizatimor.

Planktoni salp

Salpët janë lloje planktonësh që ushqehen me dioksid karboni që ndodhet në ujë, të cilin e marrin përmes trupave të tyre transparent. Me gjasa duhet t’i falënderojmë për shkak se ata reduktojnë nivelin e karbonit në ujë dhe në ajër po ashtu.

Caedicia me sy rozë

Ky karkalec me sytë e dalë si fasule rozë, jeton në malet Muller Range në malësitë e Paqësorit.

Gaforrja Cherax Pulcher

Kjo gaforre fantastike, e bukur dhe plot ngjyra, u zbulua në Indonezi, vitin e kaluar.

Breshka kineze albino zhguall-butë

Këto breshka të vogla i përdorin qafat e tyre të gjata dhe vrimat tubore të hundës si një gyp ajrimi për të notuar nën ujë.

Lakuriqi Nendo, që thith fruta me hundë

Ky lakuriq i këndshëm që ka zakonisht sy dashamirës dhe vrima hunde si tub, u zbulua në vitin 2009 në pyjet e Papua, Guinea e Re. U shndërrua në një sensacion në internet nën emrin “Yoda bat” për shkak të ngjashmërisë me mjeshtrin Jedi në serialin “Star Wars”.

Delfini rozë i Amazonës

Delfinët e rinj të lumit Amazona, të njohur gjithashtu si delfinët rozë të lumit, janë pak a shumë gri e lehtë në ngjyrë, por disa prej tyre shndërrohen në rozë ndërsa rriten. Këta delfinë nuk janë miqësorë apo lehtësisht të trajnueshëm, e shumë rrallë jetojnë kur kapen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here