“Guva e Kojzakut”


Guva e Kojzakut ndodhet në zonën e Dibrës. Konkretisht ne zonën e Reçit. Ky Art shkëmbor është zbuluar nga mjeku S.Prifti në vitin 1981 që ka qenë i apasionuar pas arkeologjisë . Me pas studime për ketë shkrim në shkëmb kanë bërë prof. Muzafer Korkuti, Adem Bunguri etj që e kanë publikuar në punimet e tyre.
Ky vizatim gjendjet në anën veriore të strehës shkëmbore te Kojzakut. Në vendin e quajtur “Kepi i keq” zona ku janë skalitur figurat ka një sipërfaqe 1.80×1.80. Të skalitura janë diku tek 47 figura te ndara si më poshtë, 29 kryqe, 11 rozeta, 4 katror, 1 romb dhe 2 figura njerzore. Ky mbishkrim është prehistorik, nga neoliti i vonë deri në epokën e bronxit.
Material i nxjere nga libri i prof. Adem Bunguri “Prehistoria e Dibrës”.
Ps: Dibra është thesar në çdo lloj aspekti Historik. Ju vetëm hajdeni vizitoni dhe do mahniteni me risit që do gjeni në Dibër.

Marrë nga Drin Vlesha, profili në FaceBook. /InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here