Sipas shumë studiuesve, fjala “bankë” rrjedh nga fjala italisht “banco”. Këtë konstatim, ata e lidhin me faktin se hebrenjtë, të cilët merreshin me shkëmbimin e monedhave, jetonin në Lombardi, vendi ku e ka origjinën praktika e shkëmbimit të monedhave nga tregtarët hebrenj.

Në këtë rajon verior të Italisë, ata blinin, shitnin dhe shkëmbenin ar dhe argjend me peshë. Këtë biznes ata e zhvillonin mbi një tavolinë, e cila në italisht quhej “banco”, siç quhet dhe sot.

Interesante është se edhe banka më e vjetër në botë, Banca Monte dei Paschi di Siena, e cila funksionon ende sot, është ngritur në Itali.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here