6.1 C
Pristina
Sunday, June 20, 2021
Home KURIOZITETE Peshkaqenët përdorin fushën magnetike të Tokës për t’u orientuar

Peshkaqenët përdorin fushën magnetike të Tokës për t’u orientuar

Shkencëtarët kanë zbuluar se peshkaqenët përdorin fushën magnetike të Tokës, si një lloj GPS natyral, për të udhëtuar në distanca të largëta përgjatë oqeaneve të botës.

Hulumtuesit thonë se eksperimentet e tyre laboratorike detare me specie të vogla peshkaqenësh konfirmojnë spekulimet e kahershme se peshkaqenët përdorin fushat magnetike për t’u orientuar. Kjo veti është vërejtur edhe tek kafshë të tjera si breshkat e detit. Studimi u publikua këtë muaj në revistën “Current Biology”.

Studimi hedh dritë gjithashtu edhe mbi pikëpyetje të tjera, se pse peshkaqenët janë në gjendje të përshkojnë detra të tëra dhe të gjejnë rrugën e kthimit, të gjejnë prenë dhe të shumohen.

Sinjalet e para mbi këtë fenomen sipas revistës Science erdhën që në 2005-n, kur një peshkaqen i madh, i bardhë u gjurmua teksa notonte nga Afrika e Jugut drejt Australisë në një vijë të drejtë thuajse perfekte, ç’ka i bëri shkencëtaret të dyshonin se peshkaqenët kanë një ndjesi magnetike që i ndihmon në orientim, por shumë pak kërkime ishin bërë që prej atëherë në këtë drejtim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Çfarë ndodh me ushqimin që sekuestrohet në aeroport?

Pas një udhëtimi të bukur ku kemi mbledhur shumë sende dhe ushqime që duam t’i sjellim përsëri në shtëpi, mund të përballemi...

Çfarë ndodh nëse fotokopjoni një pasqyrë?

Në video tregohet se pas futjes në skanim të pasqyrës, printeri e lëshon pasqyrën të vendosur në një letër të formatit A4,...

Si u vodh Kupa e Botës në vitin 1983, në Brazil?

Në vitin 1970, ekipi brazilian fitoi kupën për herë të tretë, duke u lejuar për ta mbajtur përgjithmonë kupën origjinale prej ari,...

Si u dënua legjenda Ahmet Golemi me 5 vite burg pse festoi fitoren e Muhamed Ali

Ahmet Golemi, një nga pionierët dhe emrat të shquar të boksit shqiptar që u nda një muaj më parë në moshën 85-vjeçare.

Recent Comments