6.1 C
Pristina
Sunday, June 20, 2021
Home KURIOZITETE Ishulli daltonik: Aty ku xhungla është rozë, deti është gri dhe drita...

Ishulli daltonik: Aty ku xhungla është rozë, deti është gri dhe drita është shumë e ndritshme

Në fotografitë e Sanne De Wilde të Pingelap, një ishull i vogël koralor në Oqeanin Paqësor, asgjë nuk është ashtu siç duket. Imazhet e saj përshkruajnë një parajsë tropikale ku bimësia e xhunglës është rozë e zbehtë, deti është gri dhe banorët vendas shikojnë bardh e zi.

Por fotografja belge ka kapur botën jo ashtu siç e sheh ajo – por ashtu siç mendon ajo se e shohin banorët e këtij ishulli botën. I quajtur “Ishulli Daltonik”, Pingelap është shtëpia e një numri jashtëzakonisht të lartë të njerëzve që nuk mund të dallojnë ngjyrën. Ndërsa akromatopsia (e njohur edhe si daltoni “totale”) ndodh në rreth 1 në 30,000 njerëz nivel global, kjo përqindje në popullsinë e vogël të Pingelap besohet të jetë midis 4% dhe 10%.

Kjo patologji e ka prejardhjen nga një mbret i mëparshëm, një nga 20 banorët e vetëm që arritën t’i mbijetonin një tsunami katastrofik në shekullin e 18. Me pjesën më të madhe të banorëve të ishullit të tij të zhdukur prej këtij tsunami, mendohet se ky mbret ka ndihmuar në ripopullimin e këtij ishulli duke patur shumë fëmijë.

Por shumë nga pasardhësit e tij trashëguan një gen të rrallë që shkakton akromatopsinë. Ky gen vazhdohet të tragëshohet nga njëri brez tek tjetri.1 of 6  

Ngjyra është ‘vetëm një fjalë’

E magjepsur nga mënyra se si gjenetika i formëson njerëzit dhe komunitetet, De Wilde ka botuar imazhet e saj të jashtëzakonshme në një libër të ri, “Ishulli Daltonik”. Fotografitë janë bërë në Pingelap dhe në një ishull më të madh të quajtur Pohnpei, pothuajse 300 kilometra larg.

“Banorët e Pingelap formojnë komunitete të vogla në Pohnpei,” shpjegon De Wilde. “Por edhe në mesin e banorëve Pingelapese përqindja e akromatopsisë është ende shumë e lartë.”

De Wilde përpiqet të shohë përmes syve të banorëve daltonik të ishullit duke manipuluar ngjyrat e imazheve të saj. Në një botë njëngjyrëshe, ngjyra është “vetëm një fjalë” për ata që nuk mund ta shohin atë, tha ajo.

Banorët e ishullit pretendojnë se “shohin” më së shumti ngjyrën e kuqe, kështu që De Wilde theksoi dhe manipuloi ngjyrën te fotografitë duke përdorur infrared. Të tjerët i thanë asaj se jeshile është ngjyra e tyre e preferuar, megjithëse është një nga nuancat që ata janë më pak në gjendje ta njohin. Fotografja beson se kjo është mënyra e njerëzve të Pingelapese për të përçuar dashurinë për bimësinë e xhunglës përreth tyre.

“Nuk ishte e lehtë për të arritur në Pingelap,” thotw De Wilde. “Ishte një ishull koralor në mes të Oqeanit Paqësor.”.

“Unë fluturova nga SHBA në Hawai, pastaj shkova në Ishujt Marshall. Më në fund arrita në Pohnpei, një nga ishujt më të mëdhenj të Shteteve Federale të Mikronezisë. Nga atje mora një aeroplan charter për të shkuar në Pingelap“.

Pas mbërritjes në këtë ishull, fotografja gjeti një rrugë të vetme pas asnjë dyqan ose restorant. Banorët e këtij ishulli jetonin duke konsumuar arra kokosi dhe peshq, të peshkuar nga vetë ata. Pra ata jetonin shumë të thjeshtë dhe bazike“.

“Njerëzit me akromatopsia janë jashtëzakonisht të ndjeshëm ndaj dritës, gjë që është shumë problematike në një ishull tropikal më shumë diell” thotë fotografja. “Gjatë ditës, bota duket si një imazh i djegur. Banorët mezi arrijnë t’i mbajnë hapur sytë gjatë kohës që ata janë jashtë”.

“Ata nuk e shohin fare ngjyrën. Kjo është arsyeja pse atyre gjithçka u duket në nuancat e grisë – gjithçka midis ngjyrës së zezë dhe ngjyrës së bardhë. Unë nuk ndryshova asnjë ngjyrë. Aparati me infrared bëri gjithçka. Unë vetëm i konvertova imazhet e tjera në bardh e zi duke përdorur photoshop“.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Çfarë ndodh me ushqimin që sekuestrohet në aeroport?

Pas një udhëtimi të bukur ku kemi mbledhur shumë sende dhe ushqime që duam t’i sjellim përsëri në shtëpi, mund të përballemi...

Çfarë ndodh nëse fotokopjoni një pasqyrë?

Në video tregohet se pas futjes në skanim të pasqyrës, printeri e lëshon pasqyrën të vendosur në një letër të formatit A4,...

Si u vodh Kupa e Botës në vitin 1983, në Brazil?

Në vitin 1970, ekipi brazilian fitoi kupën për herë të tretë, duke u lejuar për ta mbajtur përgjithmonë kupën origjinale prej ari,...

Si u dënua legjenda Ahmet Golemi me 5 vite burg pse festoi fitoren e Muhamed Ali

Ahmet Golemi, një nga pionierët dhe emrat të shquar të boksit shqiptar që u nda një muaj më parë në moshën 85-vjeçare.

Recent Comments