Një operacion i rrallë është kryer nga një veteriner i specializuar për sytë. Ai ka arritur që të ruajë syrin e një tigri dhe besohet të jetë operacioni i parë ndonjëherë i këtij lloji në botë tek një kafshë e tillë.

Ratna, një tigër 17-vjeçar Sumatran, jeton në Shepreth Wildlife Park pranë Kembrixhit. Po dy muaj më parë syri i tij i majtë, kishte pësuar dëmtime në korne.

Gjendja ishte përkeqësuar dhe kirurgu David Williams, nga Spitali i Shkollës Veterinare të Mbretëreshës në Universitetin e Kembrixhit, e ka mbajtur në monitorim dhe pas operacionit tha se tashmë tigri është shëruar plotësisht.

Tigri më herët kishte operuar kataraktin para se ajo dhe vajza e saj të zhvendoseshin në parkun e botës së egër në fillim të vitit 2019.

Veterineri kishte tentuar edhe në Shkurt të këtij viti që të operonte tigrin, por rezultatet nuk ishin ato që ai priste, ndaj dhe u krye operacioni i dytë me një vështirësi më të madhe shihet si një arritje e madhe për mjekësinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here