6.1 C
Pristina
Sunday, June 20, 2021
Home KËSHILLA Efektet anësore tregojnë se vaksina vepron, por nuk ka arsye për t’u...

Efektet anësore tregojnë se vaksina vepron, por nuk ka arsye për t’u shqetësuar edhe nëse ato mungojnë

Miliona njerëz kanë marrë vaksinën COVID-19, ata kanë përjetuar efekte anësore dhe ky është një tregues i mirë që sistemi imunitar po përgatitet të përgjigjet në rast të një infeksioni, por nëse shenja të tilla mungojnë, nuk ka asnjë arsye për shqetësim, thonë profesionistët.

Ju nuk duhet të shqetësoheni, sepse të mos kesh një reagim nuk do të thotë që personi është i pambrojtur, thonë tre ekspertë: Paul Ofit i Qendrës së Vaksinave të Spitalit Filadelfia, Glenn Ral imunolog dhe Sarah Coles, mjeke amë dhe profesoresh në Kolegjin e Mjeksisë në Arizona.

“Vaksina funksionon edhe nëse nuk keni efekte anësore”, thotë Coles, duke theksuar se “shumë kanë efekte anësore, ndërsa shumë nuk kanë”.

Mungesa e kokëdhimbjeve ose temperaturës së lartë trupore nuk është arsye për shqetësim, thotë Paul Ofit. “Është e sigurt që nuk duhet të keni efekte anësore për të kuptuar që jeni të mbrojtur.”

Me fjalë të tjera, të dy fenomenet – marrja e imunitetit dhe efektet anësore – janë rezultat i një serie paralajmërimesh në sistemin imunitar pas injeksionit.

Por, vetëm sepse një inflamacion fillestar ka stimuluar me sukses prodhimin e antitrupave dhe mbrojtjeve të tjera kundër sëmundjes, nuk do të thotë domosdoshmërisht se duhet të shkaktojë temperaturë të lartë.

Nuk ka ndonjë korrelacion të rreptë midis të dyjave, tha Coles.

Shumë vaksina të tjera moderne gjithashtu shkaktojnë efekte anësore të pakta, nëse ka, megjithatë ato funksionojnë mirë, theksoi Rall. “Normalisht, ne nuk shohim ndonjë efekt anësor të vlefshëm pas vaksinimit”, tha ai.

Nëse njerëzit do të kenë efekte anësore varet nga faktorë të tjerë, jo vetëm nga sistemi i tyre imunitar, të tilla si lodhja, stresi dhe mënyra se si ata përjetojnë dhimbjen, shpjegon Coles.

Përqindja e reaksioneve të ndryshme ndryshon nga vaksina në vaksina kundër COVID-19, ndërsa në vaksinat e dhëna në dy doza, ato ndodhin më shpesh pas dozës së dytë.

Për shembull, te aplikimi i vaksinës Pfizer, në provat klinike 3.7 për qind e të anketuarve të moshës 18 deri 55 vjeç, kishin ethe pas dozës së parë dhe 15.8 përqind pas dozës së dytë. Gjysma e marrësve kishin dhimbje koke pas dozës së dytë, por ishin kryesisht të moderuar ose të lehta.

Të gjitha këto efekte janë kalimtare, zakonisht zgjasin një ose dy ditë.

Në raste të rralla, një reaksion alergjik më i rëndë, i quajtur anafilaksa, ndodh brenda disa minutash nga injeksioni dhe mjekët mund të jenë të përgatitur të ndërhyjnë.

Të tre ekspertët flasin për efektet anësore sistemike, jo për efektet “lokale” siç janë dhimbja në krahun e vaksinuar ose skuqja në vendin e pickimit, pasi këto janë të zakonshme kur merrni ndonjë vaksinë, por janë të papërfillshme në lidhje me alternativën – të sëmureni nga COVID-19.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Çfarë ndodh me ushqimin që sekuestrohet në aeroport?

Pas një udhëtimi të bukur ku kemi mbledhur shumë sende dhe ushqime që duam t’i sjellim përsëri në shtëpi, mund të përballemi...

Çfarë ndodh nëse fotokopjoni një pasqyrë?

Në video tregohet se pas futjes në skanim të pasqyrës, printeri e lëshon pasqyrën të vendosur në një letër të formatit A4,...

Si u vodh Kupa e Botës në vitin 1983, në Brazil?

Në vitin 1970, ekipi brazilian fitoi kupën për herë të tretë, duke u lejuar për ta mbajtur përgjithmonë kupën origjinale prej ari,...

Si u dënua legjenda Ahmet Golemi me 5 vite burg pse festoi fitoren e Muhamed Ali

Ahmet Golemi, një nga pionierët dhe emrat të shquar të boksit shqiptar që u nda një muaj më parë në moshën 85-vjeçare.

Recent Comments