“Nga thëniet të cilat mbledhim nëpër lista të caktuara duhet përfshirë edhe ato të cilat nuk na pëlqejnë, por që i takojnë temës. Sfida më e madhe është të pranohet dhe të hidhet në shesh e vërteta e jo të injorohet ajo.” – Skender Mustafi

  1. “…duam vetëm bashkimin dhe unitetin e racës shqiptare, përparimin e saj intelektual dhe ekonomik me qëllim që të bëhemi mjaft të fortë për të kundërshtuar atë që synon të na përpijë ne…” – Ismail Qemali
  2. “Shqipëria u takon shqiptarëve dhe jo komunitetit ndërkombëtarë.” – (Aldo Merkoci, Reuters, 2013)
  3. “Koha është e maskarenjve, por atdheu i shqiptarëve” – (Ali Asllani)
  4. “Ka njerëz të mirë në botë (e ka fjalën për shqiptarët). Ky është një manifestim i njerëzve të mirë. Dhe ata ndodhën të jenë muslimanë. Është tregim i cili duhet treguar. Ideja se të gjithë muslimanët janë teroristë – kjo paranojë po gjithpërfshinë perëndimin. Kjo është çmenduri.” (Norman Gershman, Aspen Time, 2012)
  5. “Shqiptarët, kanë lindur të rezistojnë dhe të mos binden.” (Dursam Beu, gjatë rrethimit të dytë të Krujës)
  6. “Është kulturë e tyre (e shqiptarëve). Ndokush që paraqitet para derës së tyre, i strehojnë nga rreziku. Qoftë edhe armiku i tyre vdekjeprurës.”  (Stu Huck, Aspen Time, 2012)
  7. “Shqiptarët janë kulturë e veçantë. Gjuha e tyre është e veçantë…” (Stu Huck, Aspen Time, 2012)
  8. “Ata (shqiptarët) mund të jenë vetëm ushtarë, por asnjëherë mos i lerë të të ofrohen afër pjatës, dhe mos i bëj të gjunjëzohen para teje nëse nuk e ke ndërmend tua heqësh kokën.” (Sulejman Pasha i ndriçauri)
  9. “Shqiptarët … kanë kodin e vetë të nderit dhe janë të besueshëm deri në vdekje.” (H. Charles Woods)
  10. “Ata të cilët marshuan drejt Babilonit, Persisë dhe Indisë  ishin paraardhës të shqiptarëve…” (Wadham Peacock)
  11. “Nëse dëshiron që njëqind italianë të heshtin, vrite një. Nëse dëshiron që njëqind shqiptarë të heshtin, duhesh të vrasësh nëntëdhjetë e nëntë.” (Lord Byron)
  12. “Shteti më i varfër dhe më i prapambetur i kontinentit, Shqipëria, është pyka e territorit të Ballkanit…” (Sally B. Donelly, 21 Maj 1990)
  13. “Më pëlqejnë shumë shqiptarët, ata nuk janë të gjithë turq, disa fise janë të krishterë. Por feja e tyre  bën pak dallim në mënyrën ose sjelljen e tyre. Ata janë me famë, trupat më të mira në shërbimin turk.” (Lord Byron 1830, Letrat dhe Ditaret e Lord Byron, faqe 161)
  14. “Tek ne shqiptarët, politikën e bëjnë historianët, ndërsa historinë politikanët!” (Rexhep Qosja)
  15. “Sot në kohën e globalizimit nuk ka çështje kufijsh mes shteteve të kombit të njëjtë.” (Fatos Nano)
  16. “Nuk di asgjë mbi komunizmin. Por e di se shqiptarët më kanë dashur. Për arsye të njëjtë siç më do secili. Sepse i kam bërë të qeshin.” (Norman Wisdom)
  17. “Unë isha atje të u them të gjithë politikanëve, nuk dua që të më gënjeni mëtej . (Gjergji Filipi, Time World, 28 Janar 2011) “Shumë shqiptarë, thjeshtë, janë shumë të lodhur të jenë vazhdimisht të gënjyer, për çdo ditë. Ne duam t’i ngrimë jetët tona mbi institute të cilave u besojmë.”
  18. “I njohur si vendi i shqiponjave, Shqipëria është e njohur për dy akuza të dyshimta: është shteti më i varfër në Evropë dhe relikt i epokës së Stalinit. Për katër dekada, diktatori doktrinarë, Enver Hoxha, udhëhoqi shtetin me përcaktim monomaniak dhe markë fanatike të ksenofobisë. Ai deklaroi se Shqipëria është shteti i vetëm marksist-leninist dhe ndoqi programin e “vetmbështetjes kombëtare” duke shkëputur të gjitha lidhjet me lindjen e perëndimin. Shteti nuk ka lidhje diplomatike as me Bashkimin Sovjetik as me Shtetet e Bashkuara.” ( Thomas A. Sancton, Times, 1 Dhjetor 1986)
  19. “Me gjak the origjinë jam shqiptare.” (Nënë Tereza)
  20. “Disa ditë pasi arritëm në këtë fshat, Spiro Milio iu prezantua Mavrokordatos, me një trupë prej dyqind Kimariotë të përzgjedhur, burrat më ushtarak nga e gjithë ushtria. Ata nuk dallohen nga shqiptarët, ata vishen dhe kanë gjuhë tërësisht të ngjashme, por megjithëse fenë e kanë greke ata nuk kuptojnë as edhe një fjalë greke.” (J.Millingen, Memoirs of the affairs of Greece, Londër, 1831, faqe 208-209.)
  21. “Ata janë të shpërndarë me rrënojat e perandorive të vdekura- fuqive të vdekura – vetëm shqiptari “vazhdon përgjithmonë”.” (Edith Durham, High Albania (1909))
  22. “Historia e vërtetë e njerëzimit do të shkruhet vetëm kur shqiptarët do të marrin pjesë në të shkruarit të sajë.” (Maximilian Lambertz, Albanien erzählt: ein Einblick in die albanische Literatur (Berlin 1956))
  23. “Skënderbeu ua kalon të gjithë oficerëve, të lashtë dhe moderne, në drejtimin e një ushtrie mbrojtëse. Kam takuar atë në historinë e Turqisë, por askund tjetër.” (Gjenerali James Wolfe)
  24. “Çdo shtet ka mafi, mafia shqiptare ka shtet.” (FBI duke diskutuar mbi mafinë shqiptare)
  25. “Shqiptarë kanë lindur të përballojnë dhe kundërshtojnë. (Dursam Bey, gjatë Luftës së Dytë të Krujës 1466))
  26. “Ata të cilët marshuan në Babiloni, Persi dhe Indi ishin paraardhësit e shqiptarëve … (Wadham Peacock: The Wild Albanian 1913)
  27. “Asnjë popull tjetër i botës në të cilën ne jetojmë, nuk është aq i panjohur për evropianët e perëndimit për sa i përket prejardhjes, historisë dhe gjuhës, sa shqiptarët.”E megjithatë, ata janë popuj kryesorë, të lashtë e të rëndësishëm, që çdo historian do të dëshironte t’i njihte: historia e tyre do të plotësonte zbrazëti të mëdha në historinë e vjetër e të re të Evropës. Por… ata sot nuk luajnë më ndonjë rol të veçantë. Ata janë të nënshtruar, ata janë fatkeq dhe historiani shpesh është po aq i padrejtë, sa dhe njeriu i zakonshëm; ai nuk i përfill ata që nuk i ka prirë fati.” (Johan Tunman, 1774, Leipzig,  “Kërkime në historinë e popujve të Evropës Lindore”. )
  28. “Malazezët, që janë njerëzit më të gjatë në Evropë… janë me gjuhë serbë, megjithatë nuk ka dyshim se ata janë në një masë të madhe shqiptarë të sllavizuar; vazhdimësia kulturore mes dy popujve është mbresëlënës, dallimi i vetëm i vërtetë mes tyre është gjuha dhe besimi fetarë.” (Carlton S. Coon, Montenegrins `Races of Europe’, Kapitulli  14 :The Greeks 1939)
  29. Ata janë mbi-njeiru i Niçes ( Fridrich Nietzsche), këta shqiptarët primitiv – diçka mes mbretërve dhe tigrave. (Henry Noel Brailsford)
  30. “Ne shqiptarët, të cilit do religjion, jemi të gjithë vllezër në shtetin tonë. Ne gjithmonë do të jetojmë mirë dhe në paqe me njëri tjetrin, siç jemi duke jetuar, ne do të punojmë së bashku për përparimin e kombit tonë , dhe do ta mbrojmë atë me gjakun tonë.” (Hafidh Ibrahim Dalliu)
  31. “Edhe nëse do të mbesim pa bukë, ne shqiptarët nuk do të shkelim principet. Nuk do të tradhëtojmë marksizëm-leninnizmin.” (Enver Hoxha)
  32. “[Shqipëria] është shtet me pamje drejt Italisë, që është më pak i njohur se brendësia e Amerikës.” (Edward Gibbon, sipas Faik Konicës, 1960, Albania, The Rock Garden of Europe, faqe 12)
  33. “Shqipëria [është] një shtet qesharak gjithësesi se duhet ndarë sa më shpejtë që është e mundur mes Greqisë dhe Jugosllavisë.” (Malcolm Muggeridge, cituar sipas Nicholas Bethell, 1984, The Great Betryal)
  34. “[Shqiptarët] duken të jenë njerëz të prapambetur ose primitiv… ata mund të jenë të besueshëm sa një qen; ky është një tipar i primitivëve.” (Joseph Stalin, 1947, sipas Vladimir Dedjer, 1954, Tito Speaks, faqe 312)
  35. “Shqipëtarët, këta tigrat e luftrave malore… kanë si rrebelimin e tyre fetarë. Edhe luftëtari i tyre më i keq është njëri nga më të fortit dhe më trimi në fushëbetejë, sikur të ishte një kalorës legjendar mbi kalë. Por ai nuk ka kalë, as armët e duhura për betejë. Në vend të kalit, ai ka një shtizë e cila qëllon si rrufe, i ka shtiza pikat e të cilave përplot helm sikur kafshimi i bletës, ai ka gjithashtu hark druri dhe disa shigjeta. Për më tepër, ai është më i fortë se çeliku…(Ibn Kemal, historian otoman  (1468-1536))
  36. “Kur të vijë pranvera, do të plehërojmë fushën e Kosovës me eshtrat e serbëve, ne shqiptarët kemi kemi vuajtur shumë për të harruar.” (Isa Boletini, duke u larguar nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër, 1913)
  37. “Shqiptarët konsiderohen të pa prekshëm në tregun e skllevërve për shkak të ndjenjave të tyre të forta për nderin dhe nevojën për hakmarrje.” – Sulejman Pasha i lartësuari
  38. “Ky komb, me gjithë ca të liga që ka, është kombi ynë.” – Faik Konica
  39. “Njeriu mund të zgjedhë cilëndo fe që ka trashëguar prej stërgjyshërve dhe që i pëlqen, por s’mund të zgjedhë një tjetër kombësi dhe të luftojë të tijën, pa vënë në ballë një vulë të madhe prej “tradhtari”. – Fan Noli
  40. “Nënë Tereza, ishte e para, ajo që më bëri ta dua kombi shqiptarë. Dhe tani ndihem shumë krenar që e plotësova një detyrë morale ndaj saj dhe vlerave të lirisë. – Bill Klinton
  41. “Shqiptar i vërtetë e i mirë është ay që vë gjithënjë e kurëdo kombërinë përpara fesë, nuk ka vëllezër ata që ka në besën e tij, por ata që ka në kombëri të tij.” – Sami Frashëri
  42. “Në qoftë se Shqipëria do të vdiste ndonjëherë, atëherë në epitafin e saj duhet të shkruhet: “Shqipëria lindi nga Zoti, shpëtoi nga rastësia, vdiq nga politikanët.” – Faik Konica
  43. “Lereni më nj’anë fenë. Të shikojmë mëmëdhenë.” – Naim Frashëri
  44. “A e dini se çdo ndërtese i vihen temelet n’dhe? Edhe pse n’varr na hijshem duhet t’jemi gurt e temelit t’njisaj binaje t’cilin sot e quejm Shqypni.” – A. Anton Harapi
  45. “…Ani kush, pra me i pri kombit: ju, do pyka bijtë prej llomit qi “shqiptarë” vedit i thoni, jo pse ju Shqipninë e doni, jo pse ju ndo ‘i send kuptoni…” – Gjergj Fishta
  46. “… Atëherë: vetes, i thirra veç një emër. SHQIPTAR.” – Ukshin Hoti
  47. “Kush është i marrë të qëndrojë në mal kur këtu gjithandej është tokë etnikisht e pastër shqiptare? Këtu nuk mban mend askush që ka pasur serbë ndonjëherë. Prej Ilirëve, pellazgëve; qysh kur Dielli e ngroh këtë tokë, ne jemi këtu. Serbët kanë ardhur  bre më 28-shin… më 1928 kanë ardhur! Nuk ka pasur kurrë më parë. Ata rrejnë, ata e bëjnë historinë siç u duhet atyre.” – Hamëz Jashari
  48. “Edhe nëse ky qe fati im, unë pajtohem me të, pavarësisht nga çmimi që duhet ta paguaj, sepse fëmijët e mi dhe jo unë vetë, janë kuptimi i jetës sime. Atdheu e fiton kuptimin me ta dhe jo pa ta, pasi që për atdheun mund të luftohet vetëm në emër të njerëzores dhe kurrsesi ndryshe.” – Ukshin Hoti
  49. “Nga shqiptarë të sunduar u gdhinë në muslimanë të çliruar.” – Ismail Kadare
  50. “Shqiptarët se kanë thënë ende fjalën e tyre për gjuhën, por kur ta thonë do të çudisin botën.” – Johann Georg
  51. “Shqiptarët janë më të vjetër se grekët, kjo s’ka dyshim, tingulli monosilabik është provë për këtë. Origjina e shqipes dhe e greqishtes nxjerr në pah në mënyrë të padiskutueshme raportin e vërtetë mes tyre, atë të prejardhjes së greqishtes nga gjuha shqipe: nëna e saj.” – Robert DeAngely
  52. “Shqiptarët, sot, janë luftarakë, njerëz pa ligje, por megjithatë ata kanë kodin e rreptë të tyre të nderit dhe ata janë besnik madje deri në vdekje.” – Çarls Vuds (Charles Woods)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here