Në dy fotografi të vjetra të vitit 1890 shihen burrat dhe gratë e Mirditës të veshur me veshje karakteristike që njihen edhe tani si veshje kombëtare Mirditore, shkruan InforCulture.info
Ajo çfarë vërehet tek burrat janë pushkët e tyre të gjata të cilat i mbajnë në duar dhe duhani i tyre. Të të dyja bashkë si pushka poashtu edhe duhani kishin një karakter të veçantë në kulturën dhe traditën shqiptare. Pushka ishte mjet i mbrojtjes së atdheut dhe çlirimit dhe cilësohej si perkufizimi i burrërisë dhe trimërisë shqiptare. Ndërsa duhani ose cigarja ishte e pranishme kudo në odat shqiptare, ku pos shërbimit të kafesë dhe ushqimit me “Ç’ka ka qu Zoti“, nderimi i mikut që vinte në odë si mik apo edhe si udhëtar i panjohur, bëhej edhe me cigare ose duhan. “Dheze nja mik” i thuhej mysafirit në odë dhe fillonte ‘muhabeti’ që zgjaste me orë të tëra.
Ndërsa tek fotografia e dytë shihen gratë në moshë të mesme dhe të shtyer që si pamje të vie në mendje gruaja shqiptare e vuajtur e me hjeka e mundime, mirëpo gjithmonë krenare, që nuk lodhej kurrë dhe qëndronte e gatshme për çdo gjë si shtylla e familjes dhe shtëpisë. /InforCulture.info
________________________________
Mirdita me 1890.
Nga. Baron D. Alexandre.
Fotit janë marrë nga profili në facebook i Rafet Kadriut