6.1 C
Pristina
Wednesday, May 12, 2021
Home KURIOZITETE FOTOT/Vendbanimi i lashtë ku gurët mund të… “këndojnë”

FOTOT/Vendbanimi i lashtë ku gurët mund të… “këndojnë”

Sot, quhet “toka e lumit të thatë”, por 40 000 vjet më parë Gobustan, në Azerbajxhanin lindor, ishte një zonë e gjelbër dhe e pyllëzuar. Për mijëra vjet kjo zonë e pasur ishte vendbanimi i njerëzve që jetonin në një sërë shpellash gëlqerore dhe linin gjurmët e tyre.

Tashmë, këto enklava shkëmbore – rreth 20 në total, të shpërndara në 3 kodra – janë në zemër të “Gobustan State Reserve”, një muze unik natyror, i shtrirë në 537 hektarë, që tërheq mijëra vizitorë. Në këtë pllajë gurësh gëlqerorë në gjysmëshkretëtirë, ka më shumë se 6000 gdhendje në shkëmb, të njohur si petroglife, (gdhendjet në gurë). Mijëra vjet kjo zonë konsiderohej e shenjtë dhe kryheshin rituale, ceremoni e rite pagane.

“Peizazhi ka ndryshuar krejtësisht, por nëse ne nuk mund të shohim më atë që kanë parë paraardhësit tanë… mund të dëgjojmë atë që kanë dëgjuar”, tha Rehman Abdullajev, zëdhënësi shkencor i këtij muzeu, për CNN Travel.

Gaval Dash, (në gjuhën vendase, “gur dajre”) i cili qëndron në hyrje të muzeut natyror, është një nga katër “gurët që këndojnë”. Kur ky shkëmb i madh goditet me gurë më të vegjël, prodhon një tingull kumbues karakteristik. Kjo rezonancë e pazakontë është për shkak të pranisë së hapësirave mikroskopike brenda shkëmbit, që mendohet të jetë pasojë e klimës së thatë dhe efektit të gazit natyror në rajon.

Secili prej gurëve ka gjurmë që tregojnë se janë përdorur për një kohë të gjatë. Një nga gdhendjet më të famshme të Gobustan paraqet valltarët në një rreth duke marrë pjesë në vallëzimin tradicional “Yalli”, që mendohet se shoqërohej nga kjo muzikë e gurëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Anija kozmike 14 miliardë milje larg Tokës ka mbledhur tinguj misteriozë nga një galaktikë tjetër

Voyager 1, anija kozmike më e largët nga Toka, e cila aktualisht është 14 miliard milje larg, ka zbuluar tingullin e universit.

Si ndikoi pandemia që numri i rinocerontëve të rritet në nivele rekord?

Numri i rinocerontëve me brirë në Nepal ka arritur nivelin më të lartë prej më shumë se 20 vjetësh, pjesërisht për shkak...

A e dini arsyen pse piratët mbulonin njërin sy?

Fakti që pothuajse të gjithë piratët mbuluan njërin sy me një kapak të zi sigurisht që nuk ka asnjë lidhje me një...

Në Tokë kanë jetuar 2.6 miliardë specie të llojit T-Rex

Studiuesit kanë bërë një përllogaritje të popullatës së Tiranosaurve Rex, species me madhësi sa një autobus, që ka jetuar 2.4 milionë vjet...

Recent Comments