Ngrirja është një mënyrë shumë efikase për të ruajtur perimet, zarzavatet, frutat e stinës për një përdorim më afat-gjatë. Megjithatë, ka raste kur ushqimet e ngrira nuk janë të sigurta për konsum, për një arsye a një tjetër, dhe nuk duhen mbajtur kot në frigorifer.

Paketimi i një ushqimi të caktuar është i një rëndësie thelbësore për ruajtjen e ushqimeve në ngrirje. Ama ekspozimi direkt në ajër i një ushqimi ndikon në ruajtjen dhe cilësinë e tij.

Nëse fusni në ngrirje një ushqim të caktuar të paketuar keq, ai nuk do të jetë i ngrënshëm sepse përveç ekspozimit ndaj ajrit do të jetë ndotur nga aroma të tjera. Nëse një produkt i caktuar që keni futur në ngrirje ka marrë një nuancë apo ngjyrë të çuditshme, më mirë hidheni në plehra.

Ndryshimi i ngjyrës së një ushqimi sinjalizon që ai është i pangrënshëm. Një ushqim duhet ruajtur në ngrirje në një temperaturë konstante që nga fillimi deri në fund, shkruan “AgroWeb”.

Nuk këshillohet që një ushqim i dalë nga ngrirja të futet sërish në të sepse luhatja e temperaturave dhe ekspozimi në ajër më të ngrohtë shkakton probleme në shije dhe në cilësinë e ushqimit. Nëse keni nxjerrë një ushqim nga ngrirja, e keni lënë të shkrijë dhe zbuloni se ka një aromë të çuditshme, atëherë hidheni menjëherë.

Shqisa e nuhatjes është në këtë rast aleatja juaj më e mirë në përpjekjet për të pasur siguri ushqimore në shtëpi.

Nëse aroma nuk ju pëlqen, mos pyesni askënd tjetër në shtëpi apo pranë jush, por hidheni ushqimin në plehra. Besojini shqisës suaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here