Nuk mund të gjeni çelësat e shtëpisë tuaj? E keni emrin e postierit tuaj në “majë të gjuhës”, por nuk ju kujtohet? Këtu janë truket e habitshme që do t’ju ndihmojnë të mbani mend gjërat sot dhe për të mbajtur mendjen e mprehtë pasi kalon mosha.

1. Dëgjoni Mozart-in. Një studim filandez i 2015 zbuloi se dëgjimi i muzikës klasike rrit aktivitetin e gjeneve të përfshira në kujtesë.

2. Merrni një pushim dhe qeshni. Pasi të moshuarit shikuan një video për të qeshur në një studim të vitit 2014, nivelet e tyre të kortizolit ranë dhe ndikoi mjaft mirë në testet e kujtesës. Pa marrë parasysh moshën tuaj, “çdo gjë që ul stresin do të përmirësojë kujtesën”, thotë Majid Fotuhi, M.D., kryetar i Institutit të Neurologjisë Memosyn dhe autor Boost Your Brain.

3. Mësoni një gjuhë të huaj. Anglisht folësit që studiuan gjuhën kineze për gjashtë javë kishin lidhje më të mirë të trurit, rezultoi nga hulumtimi.

4. Merrni frymë thellë. Studimet tregojnë se meditimi ndihmon të rritet hippocampus. Provoni ushtrimin 7-7-7 të Dr Fotuhi-së: Merrni frymë për 7 sekonda, mbajeni frymën 7 sekonda dhe nxirreni frymë për 7 sekonda.

… Dhe më vonë

5. Fikni televizorin. Një studim i vitit 2005 për Trurin dhe Njohjen zbuloi se rreziku i sëmundjes Alzheimer rritej 1.3 herë për person çdo orë të shtuar të TV mes moshës 40 – 59 vjeç.

6. Bëhuni “dinak”. Personat, të cilët nxirrnin anën e tyre krijuese në moshën e mesme dhe të vjetër kishin rreth 73 për qind më pak gjasa për të zhvilluar probleme të kujtesës.

7. Kini prioritet gjumin. Një rishikim i publikuar në janar të vitit 2015 zbuloi se njerëzit që kishin gjumë të mirë në moshën e mesme kishin funksionim më të mirë mendor në vitet e tyre të arta. Gjumi i tanishëm mund të jetë më i rëndësishëm, sepse është më i thellë se gjumi që merrni në pleqëri. Dr. Small thotë: “Kjo mund të ndihmojë trurin tuaj të pastrohet nga proteina amyloid e lidhur me Alzheimer dhe redukton inflamacion që mund të dëmtojë qelizat e trurit.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here