Padyshim një rol të rëndësishëm në historinë e Shqipërisë zënë shqiptarët e Turqisë. Migrimet e para në Turqi nisën në mesjetë mbas pushtimit otoman, duke nisur nga mercenarët arbër. Gjatë kohës së luftës(1876/78), popullata shqiptare në varësi të zonës ka reaguar në mënyra të ndryshme ndaj hyrjes së forcave serbe në Sanxhakun e Nishit duke bërë rezistencë ose duke ikur drejt maleve në Kosovë që ishte territor osman ose në Turqi. Më 30 janar 1923 u nënshkrua në Lozanë marrëveshja e veçantë turko-greke, mbi shkëmbimin e grekëve të Anadollit, me “turqit”e Greqisë.

Të shkëmbyerit duhet të linin vendin e origjinën dhe duhej të fitonin atë të vendit ku shkonin, pa të drejtë kthimi. Në këtë shkëmbim nuk përfshiheshin “banorët grekë të Stambollit dhe turqit e Thrakës Perëndimore”. Populli shqiptar nuk duhej të përfshihej në sferën e shkëmbimit, sepse përveç fesë nuk kishte asgjë të përbashkët as me turqit por as me grekët. Pa u tharë ngjyra e nënshkrimeve, qeveritarët grekë i shkelin marrëveshjet. Nën etiketën “turq” ata vendosin ti largojnë me mijëra shqiptarë nga trojet e tyre në Çamëri.

Qeveria jugosllave siç dihet më 1926 kishte përfunduar një Marrëveshje me Turqinë për riatdhesimin e popullsisë turke nga Mbretëria Serbo-Kroate-Sllovene. Por, në fakt, dispozitat e kësaj Marrëveshje u shfrytëzuan për të dëbuar popullsinë shqiptare nga Kosova për në Turqi, duke e konsideruar atë si turke. Sipas shtypit turk të datës 7 prill 1926, nga Jugosllavia për në Turqi në bazë të kësaj marrëveshje duhet të emigroheshin 400000 vetë. Më 1938 u arrit një tjetër marrëveshje midis Jugosllavisë dhe Turqisë, në bazë të së cilës kryhej shpërmgulja e 250000 shqiptarëve të ashtuquajtur turq. Nga tërmeti katastrofik në vitin 1963 në Shkup, 1070 njerëz e humbën jetën, ndërsa 3000 u lënduan dhe mijra ndërtesa u shkatërruan. Shkupi i asaj kohe ishte 80% me popullsi shqiptare, ky tërmet që goditi Shkupin ishte më shumë se një fatkeqsi natyrore. Me mbetjen pa shtëpi të shqiptarëve në Shkup autoritetet larguan 20000 shqiptarë duke i shpërngulur në Turqi.

Deklaratat e artikuluara nga Hakan Şükür, një ish-lojtar i njohur i futbollit dhe tani deputet në parlament, tërhoqi shumë vëmendje dhe i kujtoi publikut se në Turqi jetojnë shqiptarë etnikë. Ashtu siç sugjeron edhe literatura ndërkombëtare në çlirimin e Kosovës nga sundimi serb, shqiptarët e Kosovës në Turqi kanë kontribuar shumë në marrëdhëniet Kosovë-Turqi gjatë vitit 1990, kur shqiptarët në Kosovë u tërhoqën nga institucionet shtetërore dhe sistemi arsimor, dhe filluan të angazhohen në sulmet rebele kundër Serbisë. Sot shqiptarët në Turqi po deklarohen si shqiptarë dhe kanë krijuar shoqata duke kërkuar të drejtat e tyre. /traditat, Instagram /InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here