Si shpëtoi shqipëria në konferencën e paqes
(Mësim nga historia)

Në 21 Prill 1920, Këshilli Kombëtar bisedoi në seancë me dyer të mbyllura për qendrimin e fuqive në Konferencën e Paqes për çeshtjen e Shqipërisë. Ishte e pranishme edhe qeveria.

Kryeministri (Sulejman Delvina, – XH. S.) raportoi për zhvillimet në Konferencën e Paqes dhe qendrimet e Fuqive dhe shteteve fqinjë. Ai tha se tri Mbretëritë Aleate (Anglia, Franca, Italia, – XH. S.) Shqipërinë e ndanin dhe e copëtonin në tresh”. Vlorën me një truall përreth dhe mandatin e Shqipërisë që mbetej ia linin Italisë, Gjirokastrën etj., Greqisë dhe deri në breg të Drinit Jugosllavisë.

Presidenti amerikan, Willson, mbi këtë vendim, në 9 Shëndre 1919, bëri një projekt me të cilin siguromte kufijtë e Shqipërisë së Sipërme, por duke i lënë prapë Vlorën Italisë dhe Gjirokastrën me vise të tjera provizorisht nën pushtimin ushtarak të Greqisë deri sa të ndriçohej çëshja, i cili do të kqyrej nga një komision hetues.

Me këtë projekt përmendej se mandati i Italisë mbi Shqipërinë lihej në vullnetin e shqiptarëve. Dua të them, tha Kryeministri, se edhe ky projekt nuk na i siguron shpresat si duhet.
Willsoni nuk e pranoi vendimin e 3 Mbretërive dhe insistonte në projektin e 9 Shëndre 1919, duke thënë se për çeshtjen e Fiumes, Italia, nuk mund t’a sakrifikojë Shqipërinë.

Jugosllavët po thonë që, neve, kemi kërkue e dëshirojmë një Shqipëri indipendente me kufijtë e 1913 tës, por, po të jetë se i epet ndonji Mbretërisë tjetër ndonjë copë ose, mandata e saj, atëhere dhe neve, do të kërkojmë interesat tona në veri të Shqipërisë.

Pra, veç Jugosllavisë, asnjë Mbretëri tjetër nuk ashtë rrëfue anëtarja e indipendencës së Shqipërisë. Tri Mbretërit e Mëdha, mbi kërkimet e të drejtave të Shqiptarëve, kanë thënë se neve, do të marrim para sysh interesat e të gjithëve, dmth, të Italisë, të Jugosllavisë, të Greqisë e të Shqipërisë.

Pra, mbasi, neve as projekti i Willsonit nuk na i ngjallë shpresat si duhet, lypset të mundohemi me gjithë fuqinë për një bashkim të plotë, prej kah, mund të vijë shpëtimi i Atdheut.

Duke qëne se Jugosllavia e njIhte Shqipërinë e 1913- ës, edhe Greqia hoqi dorë nga pretendimet mbi Gjirokastrën si dhe Italia nga Vlora. Heqja dore e fqinjve nga pretendimet territoriale e shpëtoi Shqipërine dhe jo Fuqite e Medha.
___________
Shënim: Sulejman Delvina ka qenë kryeministër nga 30 janari deri në 14 nëntor 1920.

Nga Xhaferr Sadiku

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here