SHTYPI BOTËROR PËR NGJARJEN NË VJENË

Historia e panjohur të atentatit që iu bë mbretit Zog më 20 shkurt të vitit 1931m teksa ai ndodhej për kurime në Vjenë, nga ana e një grupi emigrantësh politikë shqiptarë që jetonin në kryeqytetin austriak, me në krye Ndok Gjeloshin, Aziz Çamin, dy ish-oficerët e Ushtrisë Shqiptare që kishin marrë pjesë në Kryengritjen e Qershorit të vitit 1924, si dhe Qazim Mulletin e Angjelin Sumën, të cilët pasi kishin zënë pritë në portën kryesore të Teatrit të Operas së Vienës, qëlluan disa herë me revolverët e tyre ndaj Zogut dhe adjutantëve të tij, në kohën që ai po hipte në automjetin e tij që e priste aty afër, duke lënë të vrarë në vend, majorin Llesh Topallaj dhe duke plagosur ministrin e Punëve të Jashtëme të Shqipërisë, Ekrem bej Libohova. Si u përcoll ai lajm dhe e gjithë ngjarja e atentatit ndaj Mbretit Zog që shpëtoi për mrekulli pa u prekur nga plumbat e atentatorëve, në gazetat më të mëdha të Europës dhe atyre të SHBA-ve, si: “The New Jork Herald”, “Daily Telegraf”, Dayli Express”, “Chicago Tribune”, “Moring Post”, “Universul”, “Daily Herald”, “The Ciristian Scienice Monitor” etj., të cilat gjetën rastin dhe botuan për disa muaj me rradhë në faqet e tyre me dhjetra artikuj, ku përveç ngjarjes në fjalë, i kushtuan shumë shkrime edhe miqësisë së Mbretit Zog me baroneshën austriake Maria de Janko dhe motrën e saj, Franciska de Janko, të cilat kishin qenë për disa kohë në Tiranë dhe me vajtjen e Zogut në Vienë, edhe ato kishin shkuar aty duke u akomoduar në Hotel “Regina”, ku Mbreti i Shqiptarëve gjatë gjithë atyre ditëve, i frekuentonte shpesh dhe dilte me to në shëtitje në parqet më të bukura të Vienës.

“Nji mësymje e egër mbi Mbretin e Shqipnies Zog, u ba sonte vonë në Vjenë ku Mbreti kishte ardh me u shërue prej Nevrostenies dhe prej helmit të nikotinit. Mbreti Zog me suitën e tij dhe me ca zyrtarë austriakë po sa kishte dalë prej Operas ku luajte “Legenda e Joze”, e kondaktueme prej Richard Strau dhe sa po zue vend n’ë automobilin qi e priste jasht operas, u ndëgjuan krismat e revolvervet në të dy anët e automobilit. Mësyesit, dy njerëz veshun mirë me rrobat natet, qitshin me pushkë në xhamat e automobilit prej nji distance s’ë afërme. Njerzit e Zogut e rrethuen automobilin dhe nxorrën revolet prej brezit dhe qëlluen mbi katilat me nji gjakftohtësi, tuj pandeh se gjendeshin në majë të maleve në zëmër të Shqipnisë dhe jo pranë operas së madhe të Vjenës. Major Topollaj, nji prej suitës së Mbretit, bashkë me nji ministër më trim, sakrifikuen jetën tuj i ba ballë triminisht shiut të plumbave me qëllim që të shpëtojnë Mbretin e tyne. Topallaj shtjeu katër herë me revolver para se me ra i vdekun në tokë para se nji plumb i hini në true. Tuj ra majori, ministri i tij, Marshall Libohova, i cilli ka nji trup të madh, dolli para Mbretit dhe vazhdoi të shtjer mbi katilat qi u mbrapsojshin gjer sa muer nji plumb në kamë. Dymbëdhjet të shtime u banë mbi Mbretin dhe shpëtimi i tij u duk nji gja e mrekullueshme. Katilat mbasi nuk mujtën me ja mbrrit qëllimit të tyne, u mundun të hiskshin, por populli i Vjenës, i hidhëruem nga përdorimi i bujaris së qytetit të tyne, i kapi katilat dhe i rrahne për së keqi, deri sa ardhi policija. Të dy katilat i dërguan në nji burg dhe tash jan tuj u pyt. Mbreti Zog i cilli mbajti gjakftohtësin gjatë kësaj ngjarje, morri nji automobile dhe vajti në Hotelin “Imperial” në Ringstrasse ku banon që kur ka ardh në Vjenë”.

Kështu shkruhet në mes të tjerash në gazetën britanike “Daily Expres” të datës 21 shkurt të vitit 1931, e cila në faqet kryesore të saj jepte lajmin e atentatit që i’u bë Mbretit Zog nga ana e një grupi emigrantësh politik shqiptar me në krye: Ndok Gjeloshin, Aziz Çamin, Qazim Mulletin dhe Angjelin Sumën, që jetonin si azilantë në kryeqytetin austriak, të cilët pasi kishin bërë planin e vrasjes së Zogut, atë ditë kishin zënë pritë përballë hyrjes kryesore të Teatrit të Operas së Vienës, ku Mbreti Shqiptarëve i shoqëruar dhe nga adjutanti i tij, major Llesh Topollaj dhe ministri i Punëve të Jashtëme, Ekrem bej Libohova, po ndiqnin shfaqjen e operas “Legenda e Joze”, dhe në momentin që ata dolën dhe po hipnin në automjetin që i priste fare afër portës kryesore të godinës së Operas, ata qëlluan me disa plumba nga revolverët e tyre, duke lënë të vdekur në vënd adjutantin e Mbretit, major Llesh Topollajn dhe duke plagosur ministrin e Punëve të Jashtëme, Ekrem bej Libohova, që me trupin e tij mbrojti Zogun, i cili me revolverin e tij, qëlloi disa herë ndaj atentatorëve.

Lidhur me këtë ngjarje e cila është bërë publike vetëm pas viteve ’90-të, Memorie.al ka siguruar një dosje voluminoze nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtëme në Tiranë, (e cila botohet për herë të parë), ku ndodhet një korespodencë e ministrisë së Punëve të Jashtëme të Monarkisë së Zogut me Konsullatën shqiptare në Vienë, e cila në mes të tjerash i dërgoi në Tiranë edhe të gjitha fotokopjet e gazetave më të njohura të Europës dhe SHBA-ve, që për disa muaj me rradhë, i kushtuan shumë shkrime ngjarjes në fjalë. Të gjitha këto artikujt të përkthyera në Ministrinë e Punëve të Jashtëme në Tiranë si dhe dokumentet e ndryshme arkivore rreth ngjarjes së atentatit ndaj Mbretit Zog, Memorie.al po i publikon në disa numra rradhazi, duke filluar nga shkrimi i sotëm dhe duke i dhënë ato me gjuhën e shkruar të asaj kohe, pa asnjë ndryshim siç ndodhen në dosjen përkatëse.

Vijon nga numri i kaluar

Shtypi botëror mbi ngjarjen e atentatit ndaj Mbretit Zog në Vjenë

Lajmet sipas fletoreve të Vjenës

Simbas hollësinave q’i japin fletoret e Vjenës kuptohet se atentati kundër Mbretit të shqiptarëve u zhvillue në mes të nji lufte të vërtetë revolverësh siç shifet janë shtimun ma tepër se pesëmbëdhetë, vdekja e adjutantit Major Topallajt ngjau menjëherë nga dy plumba qi ranë drejt e në kokë, plagët e Ministrit të Oborrit, Z. Eqerem Libohovës, siç u lajmërue më parë janë të lehta. Mbreti i cili mbeti i pacënuem nga atentati, i përcjellun nga gjenerali dhe Itendenti, vajti në hotelin (“Imperjal”), publiku i teatrës qe zëmërue me nji mënyrë të jashtëzakonëshme dhe desh me i vetgjykue atentatorët.

Vjenë, më 21 i 2, ora 18:00

Në rrjedhën e atentatit kundër jetës së Mbretit të shqiptarëve, shoferi i Naltmadhënisë së Tij, bani këto deklarata:

Adjutanti, Major Llesh Topallaj, posa kishte vue kambën në shkallën e automobilit dhe donte të hynte mbrenda, kur qi vuna re një njeri me pallto të zezë dhe me kapelle po të asaj ngjyre qi po i afrohej automobilit, ky nxorri nga dalë revolverin nga xhepi dhe ja drejtojë Mbretit. Në atë moment u ndien dy të shtime dhe Major Topallaj u rrëzue i mbytun në gjak në shkallën e automobilit, çka ngjamun pastaj u zhvillua më pak se kundra pushkët vijojshin njena mbas tjetrës. Unë nxorra revolverin tem dhe atentatori solli pushkën nga un, hapa derën e automobilit i cili u përplas në fytyrën e atentatorit, me atë çast kaloi mbi kokën time një plumb. Trupi i Major Topallajt vlefti si mbrojtës për Naltmadhninë e Tijë Mbretin.

Mbi mënyrën e jetesës së atentatorëve, fletorja jep këto lajme:

Ndok Gjeloshi qysh prej vjeshtës nuk shikonte asnji punë, gruja e tij e cilla merrte të holla nga shtëpija e vet, duket se e mbante. Referendari i shtypit shqiptar Lea, afër undlihc, lajmnon fletoren e nalt përmëndun se të dy atentatorët ishin të njofton qysh prej kohe nga konsullata. Këto njërëz nuk kanë pasë kurrë nji program të caktuem politik dhe ishin të zemëruem pse nuk kishin prap gradat e veta në Shqipni dhe nuk mujshin me fuqien e mëparëshme.

Këshilltari i legatës, z. Çatin Saraçi, u ndodh për ane në kohën e atentatit dhe kishte shtie pushkë kundër atentatorëve, gabimisht prej dissave u kujtue si atentator dhe me vështirësi të madhe mujti me shpëtue nga vet gjykimi i popullit mbi atentatin e Mbretit të shqiptarëve.

Fletoret e Vjenës në botimin e mbarmjes japin edhe këto informata:

E shoqja e Nok Gjeloshit u pyet nga policija dhe deklaroj se nuk kishte asnjë dijeni mbi planet e burrit të vet, se dje kishte qenë me një shoqe të vetën në burg fetar. Emigrandët shqiptarë mblidheshin ma përpara në “Ringrastratse-kafe”, por tash së fundi mbledhjen e bëjshin në nji kafe në “Tetin Bezirsk”, ku mbramë ndodheshin disa prej tyne.

Ndok Gjeloshi deklaroj në pyetjet e bame, se i vinte keq se nuk kishte mujt me e krye qëllimin e vrasjes së Mbretit. Nëpërvizimin e dymbëdhjetë emigrantëve shqiptarë qi u arrestuan, gjetën armë të ndryshme dhe municione të cilat u sikvestruan.

Dhe automobili i Mbretit pësoi dame të rënda prej plumbave që u shtien prej atentatorëve. Mas tregimeve të shoqes së Nok Gjeloshit dhe mas fjalëve të zojës së shtëpies së tij, këto pritshin pak vizita në shtëpie dhe se Gjeloshit nuk ja rriti kurr as korespodencë, as të holla.

Mbi atentatorin e dytë, Aziz Çamin, banorët e shtëpisë ku rrinte deklaruen se Azizi nuk piqej as me ndonjë njeri dhe jetonte në kondita mjat të këqija.

Vjenë, 21, ora me 18:55

Mbretit Zog i’u arrijtën sot telegrame të panumurta prej Austije dhe prej Shqipnie dhe prej vendeve të tjera përgëzime shpëtimi nga rreziku, nga ana e trupit dipllomatik dhe nga personat me rëndësi të qarqeve shoqnore vjeneze.

U vunë nënshkrime në regjistrin e posaçëm të vizitave në hotelin e dërgatës i shoqnisë austro-shqiptare, e cilla i paraqiti urimet Mbretit, ai ju përgjegj se ishte i lumtun se në këtë ngjarje nuk ishte damtue asnji austriak dhe Mbreti, mbasi të mbarojë kohën e pushimit e të hiki nga Vjena, ka për të kujtue kryeqytetin e Austries me simpathie dhe me mirënjoftje.

Mbreti shfaqi besimin e plotë se aktiviteti i shoqnies do t’i sjelli fryte shumë të çmueshme për të dy vendet. Mbreti i piklluem thellë për vdekjen e Major Llesh Topallajt, urdhnoj trasportimin e trupit të tij në Shqipnie.

Shikimi me radijo i Ministrit z. Eqerem Libohova, tregon se i asht cënue ashti i kambës dhe shërimi pritet në pak kohë.

Vjenë, 21, ora me 20:40

Nënkancelari dhe Ministri i Punëve të Jashtëme. Z. Dr. Shober i ka drejtue Ministrit të Punëve të Jashtëm shqiptar në Tiranë, një telegram me anë të cilit çfaqi idhnimin e qeveris së Mbretit Zog, si dhe shprehu kënaqësinë e vërtet për dështimin e atentatit.

Përnjiherë z. Dr. Shoberi siguron Ministrin e Jashtëm se merr pjesë thellsisht në idhnimin e vdekjes së Major Topollajt, tue çfaq shpresën për një shërim të shpejtë të Ministrit të Oborrit, z. Libohovës.

Vjenë, 21, ora me 20:35

Mbreti Zog sod në mëngjez vizitoi Ministrin e Oborrit, Libohovën, gjendja shëndetësore e të cilit asht e mirë dhe pa ethe.

Vjenë, 21, ora 23:15

Përkufzimet e bamuna nëpër shpijat e emigrandëve shqiptarë në Vjenë, na japin shkaqe dyshimi për bashkëfajsinë e tregtarit shqiptar Qazim Mulleti, i lindur në Tiranë më 1896, banues në rrugën “Floriangasese” nr. 19.

Nxjerrun prej Fletores “The Ciristian Scienice Monitor”

Boston. 27 Fruer, 1931 MBRETI ZOG E SHPIE SHQIPNIEN NË RRUGËN E NJË KOMBSIJE

“Shko kadalë”, sundimtar i Mbretnies së vogë, por ka mbërritë kulmin e zbatimit të qetësisë

Lajm i veçantë për “Christian Scie ce Monitor”

Tiranë, Shqipnie.

Megjith q’i kohat e kalueme dhe të ardhshmet janë të vështirshme, Shqipnia nën sundimin e Mbretit Zog, të ri dhe trim, asht tuj përballue evenirin me konfidencë.

Banka Kombëtare çelun tash pesë vjet nën kontrollin e Italisë, gradualisht asht tue rregullue aferën financjare: rrugë të reja po ndreqen, t’u çel kështu Shqipnien si në pikpamjen ekonomike ashtu dhe në pikpamjen e organizimit si ent kombëtar, nën udhëheqjen e oficerëve të Italis dhe të ekspertëve civil.

Historija e Shqinies si nji komb i ri, mbas kaosit të luftës së madhe, asht krejt historia e Mbretit Zog vehtë, i cilli qe me kthimin e tij më 1924, në qarkun e vete të Matit, ka qenë gjithnjë në reshtin e parë të ngjarjve shtetnore. Mësimet e tij i bani në shkollën e Turqies, dhe ma vonë në shkollën e oficerëve në Manastir.

I pari veprim i Mbretit Zog ka kenë me thye nji kryengritje qi ju ba Princ Wiedit, vue në front të Shqipnies prej fuqive të mëdha mbas luftës së Ballkanit 1912-1913, kur turqit humbën luftën.

Sundimi i Wied ka qenë i shkurtër për shkak të luftës së madhe, në të cillën kohe Shqypnia u okupue prej Grekëve, italianëve, austriakëve, serbëve, malazezëve dhe prej ushtries franceze. Dhe kur u ba paqja, Ahmed Zagolli, atëhere kështu u quante, mori me kryesien me formue qeverinë kombëtare tue qenë vetë Ministër i Punëve të Brendshme, dhe u ngarkue kështu me barrën për formimin e nji qeverie të përhershme, të cillën asht ka po e mban edhe sot.

S’ka kenë kurrë një komb

Dhjet vjet asht nji period i shkurtën për historinë e nji kombi, veçanërisht për nji komb qi, pra se të vinte Ahmeti në fuqi, s’ka kenë kurrë nji shtet.

Deri n’ atë kohë qarqet e Shqipnies së mesme ishin të sundue prej bejlerëvet, të cillët kishin marrë pasunie në mënyrë të këqija ase si shpërblim për shërbimet q’i i bajshin Turqies. Tokat e tyne u punonte prej katundarëve të vorfën të cillët u detyrojshin m’i i dhanë gjysën e prodhimit bejlervet dhe kto katundarë banojshin në shtëpia të vjetra prej dërraset qerpiçi.

Në veri malsorët ishin të ndamë në fise, të cilët mbetshin t’ë izoluem prej malesh të mbëdha, prej pyjeve të gjana prej mungimit të komunikacionit dhe për grindjet në mes tyne. Kto u sundojshin prej bajraktarvet dhe prej nji këshilli të moçmëvet q’i administroheshin vendin simbas kanunit të Lek Dukagjinit, qi pat fillue në shekullin e katërmbëdhet.

Viti 1931 çilet me detyrën për të shkurte fuqin e bejlerëvet dhe për të përmbush bashkimin politk të fiseve-deri tash jo e kompletueme, por mjaft e përparueme. Rruga do t’u goditshin, një ushtrie kombëtare do t’u formonte, dhe ma fort një ndjenjë kombëtare duhet t’u krijonte. Dhe para se t’ë fillojshin këto detyrime, ishte nevoja me ndalue nji herë mësymjen nga jasht.

Më 1920 kishte në Shqipnie nji forcë italiane me qëllim që t’aneksonte Vlonën, Shqiptarët me Ahmetin q’i lujti nji rol të madh jo zyrtar, muarrën armët dhe italianët u detyruen te largohen. Vitin q’i vazhdoj, Jugosllavët okupuen Shqipnien e Veriut dhe ksi herë Ahmeti ishte komandanti i fuqive q’i luftojshin me to. Mase fundi, jugosllavët u larguen me ndërhyrjen e Lidhjes së Kombeve.

“THE TIMES” 2 Mars 1931

KOMPLOT KUNDËR MBRETIT ZOG

AKTIVITETI I REFUGJATËVE SHQIPTAR

Prej korespodenetit t’onë

Dekllarata qarkullojnë tash në Tiranë në qarqet zyrtare të këtushme që thonë se atentati kundër Mbretit Zog ishte pjesë e nji komplloti t’organizuem nga refugjatët shqiptarë në Jugosllavie për me përfitue nga nji farë pakënaqësie që ekziston dhe nga konfuzioni që do të kishte ardh mbas vrasjes së Mbretit.

Midis 30 Janarit dhe 2 Fryerit, Ministri i Jugosllavies. Z. Nastassiyevition, lajmëroi Qeverin shqiptare se nji komplot me vra Mbretin Zog ishte tue u përgatit në Vjenë. Një njoftim të tillë i bani Qeveris austriake Ministri i Jugosllavies në Vjenë, përpara vrasjes së Arqidukës Franz-Ferdinand më 1914.

Thuhet këtu se me 3 Fruer, nji pjestar i familjes Bushati la shtëpinë e tij në Sarajevë dhe dy ditë ma vonë asht pjek, veçanërisht me të gjithë shefat e Bashkimit Revolucjonar Kombëtar Shqiptar në Vjenë. Asht ba nji mbledhje e Bashkimit më 7 Fruer për me zgidh si kryetar të ri, z Angjelin Suma. Thuhet se shefat e tjerë jan pjek në Athinë dhe se kanë kërkue me mbledh rekrut në Epir.

Fjala filloj me qarkullue ne të dy anët e kufinit jugosllavo-shqiptar me 11 Fruer se do t’u bante nji attentat kundër jetës së Mbretit Zog ditën e dytë të Bajramit, d.m.th., me 20 Fruer dhe se nji refugjat i njofton mirë, ishte tue çue fjalë gadi 1000 prej njerzve të tij ndër katundarët, dyqangjijt dhe të tjer që jetojn afër kufinit, m’u përgatit për aksjon. Thuhet se afër 200 burra t’armatosun kjenë mbledh afër Gjakovës./Memorie.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here