6.1 C
Pristina
Wednesday, May 12, 2021
Home HISTORI/ARKEOLOGJI Kështjella dardane e Tenezhdollit të Prishtinës

Kështjella dardane e Tenezhdollit të Prishtinës

Shkruan Haxhi MEHMETAJ

Kështjella e Tenezhdollit radhitet ndër kështjellat më të rëndësishme jo vetëm në komunën e Prishtinës, por edhe në Kosovë, për shkak të përfaqësimit të shtresave arkeologjike që kapin periudhë kohore që nga eneolitiku (fundi i mijëvjeçarit të IV para Krishtit), në vijimësi deri në mesjetën e hershme të shekujve VIII – IX pas Krishtit.


Kështjella ishte ngritur mbi kodrën e lartë të Kulinës së Vogël në kuotat 670 – 685m mbi nivelin e detit, pranë trasesë rrugore parahistorike dhe magjistrales antike Naissus – Lissus (Nish – Lezhë), në juglindje të fshatit Tenezhdoll të komunës së Prishtinës. Ajo zë pozitë jashtëzakonisht të mirë strategjike duke mbyllur anën e majtë të grykës së lumit Llap në mes të Tenezhdollit dhe Lupçit të Poshtëm, prej nga si në pëllëmbë të dorës hapet horizonti vrojtues i luginës së lumit dhe kurorave të kodrave që rrethojnë, deri në fushat e Podujevës. Prapavijës së kështjellës mbrojtje të mirë natyrore i siguronin kodra e Kulinës së Madhe dhe kodra e Rogës së Gjytetit.


Konfiguracioni i kështjellës ka formë trekëndëshi. Fortifikimi më ledhe dheu e gurësh, vrojtohet në juglindje dhe në jugperëndim të kështjellës, Trekëndëshi në anën veriore mbyllet më kurriz, i cili përfundon më rënie rapide.
Në vitin 1988 kam ndërmarr gërmime arkeologjike më karakter të kufizuara sondazhi, të cilat kanë qitur në sheshe objekte banimi dhe shtresa kulturore që përfshijnë periudhë kohore që nga eneolitiku e deri në mesjetën e hershme. Sidomos zhvillim të hovshëm kështjella arrijnë gjatë periudhës dardane të hekurit të hershëm të shekujve VIII – IV para Krishtit. Kësaj faze i takojnë fragmente dhe enë të qeramikës, drithëra të karbonizuar, eshtra shtazësh, zgjyrë e metaleve dhe dy dysheme banesash, të shtruara nga dheu i pjekur.


Këto zbulime ofrojnë dëshmi më interes për zejtarinë, bujqësinë, blegtorinë dhe xehetarinë dardane. Tërheqin vëmendjen enët e qeramikës më larushi formash dhe teknikash të zbukurimit, ku spikat zbukurimi me shtypje të mollëzës së gishtit dhe zbukurimi me instrument dhëmbëzorë, që njëherazi është instrument i shpikur nga dardanët, sikurse edhe zbukurimi i kombinuar me kanelyra dhe instrument dhëmbëzorë, zbukurime këto tipike për kulturën dardane, të cilat kanë analogji më zbukurimet e qeramikës të Bardhit të Madh të Komunës së Fushë – Kosovës dhe të qeramikës së disa kështjellave dardane të Kosovës.


Kështjella e Tenezhdollit radhitet ndër kështjellat më të rëndësishme jo vetëm në komunën e Prishtinës, por edhe në Kosovë, për shkak të përfaqësimit të shtresave arkeologjike që kapin periudhë kohore që nga eneolitiku (fundi i mijëvjeçarit të IV para Krishtit), në vijimësi deri në mesjetën e hershme të shekujve VIII – IX pas Krishtit.


Kështjella e Tenezhdollit ( foto dhe dizajni: Dukagjin Mehmetaj) /InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Anija kozmike 14 miliardë milje larg Tokës ka mbledhur tinguj misteriozë nga një galaktikë tjetër

Voyager 1, anija kozmike më e largët nga Toka, e cila aktualisht është 14 miliard milje larg, ka zbuluar tingullin e universit.

Si ndikoi pandemia që numri i rinocerontëve të rritet në nivele rekord?

Numri i rinocerontëve me brirë në Nepal ka arritur nivelin më të lartë prej më shumë se 20 vjetësh, pjesërisht për shkak...

A e dini arsyen pse piratët mbulonin njërin sy?

Fakti që pothuajse të gjithë piratët mbuluan njërin sy me një kapak të zi sigurisht që nuk ka asnjë lidhje me një...

Në Tokë kanë jetuar 2.6 miliardë specie të llojit T-Rex

Studiuesit kanë bërë një përllogaritje të popullatës së Tiranosaurve Rex, species me madhësi sa një autobus, që ka jetuar 2.4 milionë vjet...

Recent Comments