Sipas një studimi të National Kidney Foundation, njerëzit e prekur nga paradiabeti në shumicën e rasteve zhvillonin edhe sëmundje kronike të veshkave.

Paradiabeti është një gjendje tranzitore nga ku trupi kalon plotësisht në sëmundjen e diabetit, shkruan “AgroWeb”.

Para shfaqjes së kësaj sëmundje njerëzit zakonisht preken nga paradiabeti, transmeton lajmi.net.

Ky është një emër i ri i cili tregon se niveli i sheqerit në gjak është pak mbi normalen, por gjithsesi jo në nivele shumë të mëdha.Reklamë

Siç thamë më lart edhe pse paradiabeti është ndër fazat fillestare të krijimit të diabetit mund të shkaktojë shumë probleme të tjera në trup.

Studimi

Sipas një studimi të National Kidney Foundation, njerëzit e prekur nga paradiabeti në shumicën e rasteve zhvillonin edhe sëmundje kronike të veshkave.

Në këtë studim më shumë se një e treta e personave me probleme të sheqerit në gjak patën shenja të prekjes nga sëmundjet e mëlçisë.

Dy nga shenjat kryesore që u dalluan ishin niveli shumë i lartë i proteinuriës dhe mos funksionimi normal i flitrimit në veshka.

Shumë nga personat e prekur nga paradiabeti u diagnostikuan me të paktën 3-4 faza të sëmundjes kronike të veshkave.

Ndërsa fazat e përkeqësimit të një veshke para transplantit apo dializës janë vetëm 5.

Shumica e personave që vuajnë nga njërën nga dy sëmundjet nuk kontrollohen asnjëherë për tjetrën.

Pra shumica e personave që vuajnë nga veshkat nuk kontrollohen thuajse asnjëherë për sëmundjen e diabetit.

Megjithëse ka një lidhje shumë të fortë mes paradiabetit dhe vetë sëmundjes së diabetit në shkatërrimin e veshkave.

Ekspertët thonë se niveli i sheqerit në gjak dhe paaftësia e trupit për ta tretur mund të sjellë probleme të hiperfiltrimit të veshkës.

Çfarë e shkakton paradiabetin

Shumë nga problemet që mbart paradiabeti janë të ngjashme me ato të sëmundjes së veshkave.

Kjo mund të shkaktohet kryesisht nga simptomat e mëposhtme.

Presion i lartë gjaku

Nivel i lartë i kolesterolit

Sëmundjet kardiovaskulare

Mbipesha

Në shfaqjen e kësaj sëmundje mund të ndikojnë edhe histori të mëparshme të diabetit në familje apo diabeti nga shtatëzania.

Nëse vuani nga këto sëmundje apo simptoma, bëni patjetër një vizitë tek mjeku për të matur nivelin e sheqerit në gjak.

Sa persona janë të prekur

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka cilësuar diabetin si sëmundjen e shekullit pasi prek rreth 5% të popullsisë së globit.

Numri i diabetikëve edhe në Shqipëri është rritur që nga viti 2005 me shifra të frikshme.

Sot në vendin tonë numërohen rreth 72 mijë persona të prekur nga kjo sëmundje.

Mjekët thonë se ka rreth 3000 raste të reja çdo vit dhe rreth 50% e të sëmurëve nuk e dinë se vuajnë nga kjo sëmundje.

Kështu edhe zbulimi i paradiabetit bëhet gjithnjë e më i vështirë dhe i vonuar.

Si diagnostikohet paradiabeti

Mënyra më e mirë dhe e diagnostikimit është konsultimi me mjekun dhe analizat në spital.

Ka tre teste të ndryshme të cilët mjekët i përdorin për të zbuluar nëse keni osë jo paradiabet.

Së pari mund të përdoret testi i matjes së hemoglobinës në trup për tre muajt e fundit.

Një tjetër metodë është ajo e diagnostikimit me anë të matjes së nivelit të glukozës në gjak  apo testet orale.

Janë si testet periodike të diabetit të cilat duhet t’i kryeni në spital.

Nëse diagnostikoheni me paradiabet ndiqni me kujdes këshillat e mjekut dhe mundohuni të kufizoni ushqimin e dëmshëm

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here