Fjalimin e Perandorit Hirohito. Fjalim i mbajtur më gusht, 1945. Perandori Hirohito i drejtohet popullit japonez me këto fjalë:
“I drejtohem nënshtetasve tanë të mirë dhe besnikë. Pasi kemi menduar mirë e mirë drejtimet e përgjithshme të botës dhe kushtet aktuale të perandorisë sonë sot, kemi vendosur të bëjmë një marrëveshje të situatës së tanishme duke marrë një masë të jashtëzakonshme.
I kemi urdhëruar qeverisë sonë t’i komunikojmë qeverive të Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe, Kinës dhe Bashkimit Sovjetik se perandoria jonë i pranon kushtet e deklaratës së tyre të përbashkët.
Në përpjekjen për prosperitet të përbashkët dhe lumturi për të gjitha kombet si dhe siguri për mirëqenien e subjekteve tona, kemi detyrën solemne që na është dorëzuar nga paraardhësit tanë perandorë, të cilët i mbajmë pranë në zemër.
Me të vërtetë, i deklaruam luftë Amerikës dhe Britanisë nga dëshira jonë e sinqertë për të siguruar ruajtjen e Japonisë dhe themelimin e Azisë Lindore. Nuk e bëmë nga mendimi për t’i prekur sovranitetin kombeve të tjera apo për të nisur zgjerimin territorial.
Por tani lufta ka zgjatur gati katër vjet. Përveç më të mirës që kanë bërë të gjithë, lufta fisnike e ushtrisë sonë dhe forcave detare, kujdesi dhe këmbëngulja e shërbëtorëve tanë të Shtetit dhe shërbimi i përkushtuar i 100 milionë njerëzve tanë, situata e luftës është në avantazhin e Japonisë, ndërsa drejtimet e përgjithshme të botës kanë kthyer kundër interesave të saj.
Për më shumë, armiku ka filluar të përdorë një bombë të re dhe më gjakatare, fuqia e së cilës për të dëmtuar është e pallogaritshme, dhe mund t’i marrë jetën jetëve të pafajshme. Nëse do ta vazhdojmë luftën, do të shkaktojmë shembjen dhe shuarjen e kombit japonez, por gjithashtu dhe në zhdukjen tërësore të qytetërimit njerëzor.
Në një rast të tillë, si mund t’i shpëtojmë me miliona nënshtetas, nëse nuk shlyejmë fajin para shpirtrave të shenjtë të paraardhësve perandorakë? Kjo është arsyeja pse kemi urdhëruar pranimin e kushteve të deklaratës së përbashkët të fuqive të mëdha.
Nuk kemi si të mos ndiejmë ndjenjën më të thellë të keqardhjes për kombet aleate të Azisë Lindore, të cilët kanë bashkëpunuar vazhdimisht me perandorinë drejt emancipimit të Azisë Lindore.
Mendimi i atyre oficerëve dhe burrave, si dhe atyre të tjerëve që kanë rënë në fushat e betejës, atyre që kanë vdekur në detyrë, apo i atyre që janë përballur me vdekjen e pashmangshme dhe i gjithë familjeve të tyre në fatkeqësi, më pikon në zemër ditë dhe natë.Ju pëlqen!
Mirëqenia e të plagosurve dhe të dëmtuarve të luftës dhe e atyre që kanë humbur shtëpitë dhe mjetet e jetesës, janë synimi i shqetësimit tonë. Mundimet dhe vuajtjet të cilave do t’u nënshtrohet kombi ynë janë të mëdha.
Jemi sinqerisht të vetëdijshëm për ndjenjat më të thella tuajat, nënshtetasve tanë. Megjithatë, në përputhje me urdhrat e kohës dhe fatit, kemi vendosur të shtrojmë rrugën e një paqeje të gjatë për të gjitha gjeneratat që do të vijnë duke duruar të padurueshmen dhe duke vuajtur barrën më të rëndë. Duke qenë në gjendje të ruajmë dhe të mbajmë strukturën e Shtetit Perandorak, ne jemi gjithmonë me ju, dhe mbështesin sinqeritetin dhe integritetin tuaj.
Ruajuni nga shpërthimet e emocioneve që mund të na sjellin ndërlikime të panevojshme, apo nga çdo zënkë vëllazërore që mund të krijojë konfuzion, t’ju ngatërrojë drejtimin apo të bëjë që të humbni besimin në botë.
Lëreni gjithë kombin të vazhdojë nga një gjeneratë në tjetrën si një familje, i qëndrueshëm në besimin për pavdekshmërinë e tokës së tij të shenjtë, dhe i ndërgjegjshëm për barrën e rëndë të përgjegjësive, dhe rrugën e gjatë përpara tij. Bashkojeni forcën që keni për t’ia përkushtuar ndërtimit të së ardhmes. Kultivoni rrugën e drejtësisë, fisnikërisë së shpirtit, dhe punës me një vendosmëri që të nxisni lavdinë prej natyre të Shtetit Perandorak dhe të ruani hapin e progresit me botën”.